U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:44.
All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.
24:44.
Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.
24:44.
Allahu e ndërron natën dhe ditën. Me të vërtetë, në këtë ka një mësim për ata që kanë shikim.
24:44.
JUKALLIBU ELLAHUL-LEJLE WE EN-NEHARE 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LI'WLIL-'EBSARI
C
24:45.
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
24:45.
Allahu ka krijuar çdo lloj kafshe prej ujit; disa nga ato ecin me barkun e tyre, një pjesë ecin me dy këmbë e disa prej tyre me katër këmbë. Allahu krijon çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
24:45.
Dhe Allahu krijoi çdo krijesë nga uji. Disa prej tyre ecin mbi barkun e tyre, dhe disa ecin mbi dy këmbë, dhe disa ecin mbi katër. Allahu krijon atë që dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
24:45.
WEL-LAHU HALEKA KULLE DABBETIN MIN MA'IN FEMINHUM MEN JEMSHI 'ALA BETNIHI WE MINHUM MEN JEMSHI 'ALA RIXHLEJNI WE MINHUM MEN JEMSHI 'ALA 'ERBA'IN JEHLUKU ELLAHU MA JESHA'U 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
24:46.
Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
24:46.
Tashmë Ne kemi zbritur shpallje të qarta; Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
24:46.
Me të vërtetë, Ne kemi shpallur ajete të qarta. Dhe Allahu udhëzon kë të dojë në një rrugë të drejtë.
24:46.
LEKAD 'ENZELNA 'AJATIN MUBEJJINATIN WEL-LAHU JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
24:47.
Ata (hipokritët) thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
24:47.
Ata (hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin dhe (u) bindemi (atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen, sepse nuk janë besimtarë aspak.
24:47.
Dhe ata thonë: "Ne kemi besuar Allahun dhe të Dërguarin dhe jemi bindur," pastaj një grup prej tyre kthehet pas kësaj. Dhe ata nuk janë besimtarë.
24:47.
WE JEKULUNE 'AMENNA BILLAHI WE BIR-RESULI WE 'ETA'NA THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM MIN BA'DI DHALIKE WE MA 'ULA'IKE BIL-MU'UMININE
C
24:48.
E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:48.
Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë kurrizin.
24:48.
Dhe kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ja, një grup prej tyre kthehet mbrapa.
24:48.
WE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'IDHA FERIKUN MINHUM MU'RIDUNE
C
24:49.
Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
24:49.
Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm.
24:49.
Por nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë te ai të bindur.
24:49.
WE 'IN JEKUN LEHUMUL-HEKKU JE'TU 'ILEJHI MUDH'ININE
C
24:50.
A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
24:50.
A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë? Apo kanë frikë se mos Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'u bëjnë padrejtësi?! Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.
24:50.
A është në zemrat e tyre një sëmundje, apo ata dyshojnë, apo kanë frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të jenë të padrejtë ndaj tyre? Jo, ata janë vetë ata që janë të padrejtë.
24:50.
'EFI KULUBIHIM MEREDUN 'EM ERTABU 'EM JEHAFUNE 'EN JEHIFEL-LAHU 'ALEJHIM WE RESULUHU BEL 'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUN
C
24:51.
Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.
24:51.
Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.
24:51.
Fjala e vetme e besimtarëve, kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, është të thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi." Dhe këta janë ata që do të kenë sukses.
24:51.
'INNEMA KANE KAWLEL-MU'UMININE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'EN JEKULU SEMI'NA WE 'ETA'NA WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
24:52.
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:52.
Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.
24:52.
Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ka frikë prej Tij dhe është i devotshëm ndaj Tij, këta janë ata që do të jenë të fitimtarët.
24:52.
WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU WE JEHSHEL-LAHE WE JETTEKHI FE'ULA'IKE HUMUL-FA'IZUNE
C
24:53.
Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:53.
Ata (hipokritët) betohen për Allahun me deklarata solemne, se po t'i urdhërosh ata (o Muhamed), që të shkojnë në luftë - ata me siguri do të shkojnë. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kërkohet bindja e jo betimi. Vërtet, Allahu e di me hollësi gjithçka që ju bëni.”
24:53.
Dhe ata betohen për Allahun me betimet më të forta të tyre, se nëse ti i urdhëron ata, ata me siguri do të dalin (në luftë). Thuaj: "Mos u betoni. Një bindje e njohur është e mjaftueshme. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëni."
24:53.
WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN 'EMERTEHUM LEJEHRUXHUNNE KUL LA TUKSIMU TA'ATUN MA'RUFETUN 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C
24:54.
Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:54.
Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).
24:54.
Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse ata kthehen, atëherë ai është përgjegjës vetëm për atë që i është ngarkuar atij, dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar juve. Dhe nëse i bindeni atij, ju do të udhëzoheni. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë."
24:54.
KUL 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJHI MA HUMMILE WE 'ALEJKUM MA HUMMILTUM WE 'IN TUTI'UHU TEHTEDU WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU