Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:47. Ata (hipokritët) thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
24:47. Ata (hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin dhe (u) bindemi (atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen, sepse nuk janë besimtarë aspak.
24:47. Dhe ata thonë: "Ne kemi besuar Allahun dhe të Dërguarin dhe jemi bindur," pastaj një grup prej tyre kthehet pas kësaj. Dhe ata nuk janë besimtarë.
24:47. WE JEKULUNE 'AMENNA BILLAHI WE BIR-RESULI WE 'ETA'NA THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM MIN BA'DI DHALIKE WE MA 'ULA'IKE BIL-MU'UMININE
C 24:48. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:48. Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë kurrizin.
24:48. Dhe kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ja, një grup prej tyre kthehet mbrapa.
24:48. WE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'IDHA FERIKUN MINHUM MU'RIDUNE
C 24:49. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
24:49. Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm.
24:49. Por nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë te ai të bindur.
24:49. WE 'IN JEKUN LEHUMUL-HEKKU JE'TU 'ILEJHI MUDH'ININE
C 24:50. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
24:50. A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë? Apo kanë frikë se mos Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'u bëjnë padrejtësi?! Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.
24:50. A është në zemrat e tyre një sëmundje, apo ata dyshojnë, apo kanë frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të jenë të padrejtë ndaj tyre? Jo, ata janë vetë ata që janë të padrejtë.
24:50. 'EFI KULUBIHIM MEREDUN 'EM ERTABU 'EM JEHAFUNE 'EN JEHIFEL-LAHU 'ALEJHIM WE RESULUHU BEL 'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUN
C 24:51. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.
24:51. Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.
24:51. Fjala e vetme e besimtarëve, kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, është të thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi." Dhe këta janë ata që do të kenë sukses.
24:51. 'INNEMA KANE KAWLEL-MU'UMININE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'EN JEKULU SEMI'NA WE 'ETA'NA WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 24:52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:52. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.
24:52. Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ka frikë prej Tij dhe është i devotshëm ndaj Tij, këta janë ata që do të jenë të fitimtarët.
24:52. WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU WE JEHSHEL-LAHE WE JETTEKHI FE'ULA'IKE HUMUL-FA'IZUNE
C 24:53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:53. Ata (hipokritët) betohen për Allahun me deklarata solemne, se po t'i urdhërosh ata (o Muhamed), që të shkojnë në luftë - ata me siguri do të shkojnë. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kërkohet bindja e jo betimi. Vërtet, Allahu e di me hollësi gjithçka që ju bëni.”
24:53. Dhe ata betohen për Allahun me betimet më të forta të tyre, se nëse ti i urdhëron ata, ata me siguri do të dalin (në luftë). Thuaj: "Mos u betoni. Një bindje e njohur është e mjaftueshme. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëni."
24:53. WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN 'EMERTEHUM LEJEHRUXHUNNE KUL LA TUKSIMU TA'ATUN MA'RUFETUN 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 24:54. Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:54. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).
24:54. Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse ata kthehen, atëherë ai është përgjegjës vetëm për atë që i është ngarkuar atij, dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar juve. Dhe nëse i bindeni atij, ju do të udhëzoheni. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë."
24:54. KUL 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJHI MA HUMMILE WE 'ALEJKUM MA HUMMILTUM WE 'IN TUTI'UHU TEHTEDU WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 24:55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.
24:55. Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.
24:55. Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se Ai me siguri do t'i bëjë ata trashëgimtarë në tokë, ashtu siç i bëri trashëgimtarë ata para tyre, dhe Ai me siguri do t'u japë fuqi fesë së tyre që Ai e ka zgjedhur për ta, dhe Ai me siguri do t'i zëvendësojë frikën e tyre me siguri, që ata të më adhurojnë Mua pa bërë asgjë shok me Mua. Dhe kushdo që nuk beson pas kësaj, ata janë ata që janë të pabesë.
24:55. WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WE 'AMILU ES-SALIHATI LEJESTEHLIFENNEHUM FIL-'ERDI KEMA ESTEHLEFEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEJUMEKKINENNE LEHUM DINEHUMUL-LEDHI ERTEDA LEHUM WE LEJUBEDDILENNEHUM MIN BA'DI HAWFIHIM 'EMNEN JA'BUDUNENI LA JUSHRIKUNE BI SHEJ'AN WE MEN KEFERE BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C 24:56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
24:56. Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!
24:56. Dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që ju të mund të mëshiroheni.
24:56. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'ETI'U ER-RESULE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 24:57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
24:57. Kurrsesi mos mendo se mohuesit do të shpëtojnë në Tokë! Streha e tyre është zjarri; eh, sa strehë e shëmtuar që është ai!
24:57. Mos mendo se ata që nuk besojnë mund t'i shpëtojnë (ndëshkimit) në tokë. Strehimi i tyre është zjarri. Dhe sa përfundim i keq është ai!
24:57. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE ME'WAHUMU EN-NARU WE LEBI'SEL-MESIRU