Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:52. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.
24:52. Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ka frikë prej Tij dhe është i devotshëm ndaj Tij, këta janë ata që do të jenë të fitimtarët.
24:52. WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU WE JEHSHEL-LAHE WE JETTEKHI FE'ULA'IKE HUMUL-FA'IZUNE
C 24:53. Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:53. Ata (hipokritët) betohen për Allahun me deklarata solemne, se po t'i urdhërosh ata (o Muhamed), që të shkojnë në luftë - ata me siguri do të shkojnë. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kërkohet bindja e jo betimi. Vërtet, Allahu e di me hollësi gjithçka që ju bëni.”
24:53. Dhe ata betohen për Allahun me betimet më të forta të tyre, se nëse ti i urdhëron ata, ata me siguri do të dalin (në luftë). Thuaj: "Mos u betoni. Një bindje e njohur është e mjaftueshme. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëni."
24:53. WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN 'EMERTEHUM LEJEHRUXHUNNE KUL LA TUKSIMU TA'ATUN MA'RUFETUN 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 24:54. Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:54. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).
24:54. Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse ata kthehen, atëherë ai është përgjegjës vetëm për atë që i është ngarkuar atij, dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar juve. Dhe nëse i bindeni atij, ju do të udhëzoheni. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë."
24:54. KUL 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJHI MA HUMMILE WE 'ALEJKUM MA HUMMILTUM WE 'IN TUTI'UHU TEHTEDU WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 24:55. Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.
24:55. Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.
24:55. Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se Ai me siguri do t'i bëjë ata trashëgimtarë në tokë, ashtu siç i bëri trashëgimtarë ata para tyre, dhe Ai me siguri do t'u japë fuqi fesë së tyre që Ai e ka zgjedhur për ta, dhe Ai me siguri do t'i zëvendësojë frikën e tyre me siguri, që ata të më adhurojnë Mua pa bërë asgjë shok me Mua. Dhe kushdo që nuk beson pas kësaj, ata janë ata që janë të pabesë.
24:55. WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WE 'AMILU ES-SALIHATI LEJESTEHLIFENNEHUM FIL-'ERDI KEMA ESTEHLEFEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEJUMEKKINENNE LEHUM DINEHUMUL-LEDHI ERTEDA LEHUM WE LEJUBEDDILENNEHUM MIN BA'DI HAWFIHIM 'EMNEN JA'BUDUNENI LA JUSHRIKUNE BI SHEJ'AN WE MEN KEFERE BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C 24:56. Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
24:56. Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!
24:56. Dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që ju të mund të mëshiroheni.
24:56. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'ETI'U ER-RESULE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 24:57. Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
24:57. Kurrsesi mos mendo se mohuesit do të shpëtojnë në Tokë! Streha e tyre është zjarri; eh, sa strehë e shëmtuar që është ai!
24:57. Mos mendo se ata që nuk besojnë mund t'i shpëtojnë (ndëshkimit) në tokë. Strehimi i tyre është zjarri. Dhe sa përfundim i keq është ai!
24:57. LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE ME'WAHUMU EN-NARU WE LEBI'SEL-MESIRU
C 24:58. O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti.
24:58. O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s'kanë arritur pubertetin, le t'ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
24:58. O ju që besoni, le të kërkojnë leje ata që i posedojnë të djathtat tuaja dhe ata që nuk kanë arritur pjekurinë midis jush, tri herë (para se të hyjnë): para namazit të sabahut, kur ju hiqni rrobat tuaja për pushim mesditor dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri raste për ju (për privatësi). Pas këtyre, nuk ka asnjë të keqe për ju dhe as për ta që të qarkullojnë mes jush, duke qenë disa prej jush shërbëtorë të disa të tjerëve. Kështu Allahu ju sqaron ajetet. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:58. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LIJESTE'DHINKUMUL-LEDHINE MELEKET 'EJMANUKUM WEL-LEDHINE LEM JEBLUGUL-HULUME MINKUM THELATHE MERRATIN MIN KABLI SELETIL-FEXHRI WE HINE TEDA'UNE THIJA BEKUM MINE EDH-DHEHIRETI WE MIN BA'DI SELATIL-'ISHA'I THELATHU 'AWRATIN LEKUM LEJSE 'ALEJKUM WE LA 'ALEJHIM XHUNAHUN BA'DEHUNNE TEWWAFUNE 'ALEJKUM BA'DUKUM 'ALA BA'DIN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJA TI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 24:59. E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para tyre. All-llahu ju shpjegon dispozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.
24:59. Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
24:59. Dhe kur fëmijët tuaj të arrijnë pjekurinë, atëherë le të kërkojnë leje, siç kanë kërkuar leje ata para tyre. Kështu Allahu ju sqaron ajetet e Tij. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:59. WE 'IDHA BELEGAL-'ETFALU MINKUMUL-HULUME FELJESTE'DHINU KEMA ESTE'DHENEL-LEDHINE MIN KABLIHIM KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 24:60. E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.
24:60. Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
24:60. Dhe për gratë e moshuara që nuk shpresojnë më për martesë, nuk ka asnjë të keqe për to të heqin rrobat e jashtme, përveçse për të mos shfaqur zbukurimet. Por të përmbahen është më e mirë për to. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.
24:60. WEL-KAWA'IDU MINE EN-NISA'L-LATI LA JERXHUNE NIKAHEN FELEJSE 'ALEJHINNE XHUNAHUN 'EN JEDA'NE THIJABEHUNNE GAJRE MUTEBERRIXHATIN BIZINETIN WE 'EN JESTA'FIFNE HAJRUN LEHUNNE WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 24:61. Nuk është mëkat për të verbërin, as për të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, të hani nga shtëpitë tuaja, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t'i kuptoni.
24:61. Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju që të hani në shtëpinë tuaj, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata, çelësat e të cilëve u janë lënë juve, ose te miqtë. Nuk është gjynah për ju që të hani bashkërisht apo veçmas. Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet që të kuptoni.
24:61. Nuk ka të keqe për të verbërin, dhe as për të çalin, dhe as për të sëmurin, dhe as për ju që të hani në shtëpitë tuaja ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato që ju keni çelësat e tyre, ose në ato që janë miqtë tuaj. Nuk ka asnjë të keqe për ju të hani bashkë ose veçmas. Por kur të hyni në shtëpi, përshëndetni njëri-tjetrin me një përshëndetje nga Allahu, të bekuar dhe të mirë. Kështu Allahu ju sqaron ajetet, që ju të mund të kuptoni.
24:61. LEJSE 'ALEL-'A'MA HEREXHUN WE LA 'ALEL-'A'REXHI HEREXHUN WE LA 'ALEL-MERIDI HEREXHUN WE LA 'ALA 'ENFUSIKUM 'EN TE'KULU MIN BUJUTIKUM 'EW BUJUTI 'ABA'IKUM 'EW BUJUTI 'UMMEHATIKUM 'EW BUJUTI 'IHWANIKUM 'EW BUJUTI 'EHAWATIKUM 'EW BUJUTI 'A'MAMIKUM 'EW BUJUTI 'AMMATIKUM 'EW BUJUTI 'EHWALIKUM 'EW BUJUTI HALATIKUM 'EW MA MELEKTUM MEFATIHEHU 'EW SEDIKIKUM LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TE'KULU XHEMI'EN 'EW 'ESHTATAN FE'IDHA DEHALTUM BUJUTÆN FESELLIMU 'ALA 'ENFUSIKUM TEHIJETEN MIN 'INDI ELLAHI MUBAREKETEN TEJJIBETEN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 24:62. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje All-llahut për ata, se vërtet, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
24:62. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kur të kërkojnë leje prej teje për ndonjë punë të tyre, jepi leje kujt të duash dhe kërko për ata falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
24:62. Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kur janë me të për ndonjë çështje të përbashkët, ata nuk largohen derisa t'i kërkojnë atij leje. Me të vërtetë, ata që të kërkojnë leje, ata janë ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Prandaj, kur ata të kërkojnë leje për disa nga punët e tyre, jepu leje atyre për kë të duash prej tyre, dhe kërkoji falje Allahut për ta. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:62. 'INNEMAL-MU'UMINUNEL-LEDHINE 'AMENU BILLAHI WE RESULIHI WE 'IDHA KANU ME'AHU 'ALA 'EMRIN XHAMI'IN LEM JEDH/HEBU HETTA JESTE'DHINUHU 'INNEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE 'ULA'IKEL-LEDHINE JU'UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI FE'IDHA ESTE'DHENUKE LIBA'DI SHE'NIHIM FE'DHEN LIMEN SHI'TE MINHUM WE ESTEGFIR LEHUMU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN