Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!"
23:107. O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.”
23:107. O Zoti ynë, na nxirr prej tij, dhe nëse kthehemi, atëherë ne do të jemi të padrejtë.
23:107. REBBENA 'EHRIXHNA MINHA FE'IN 'UDNA FE'INNA DHALIMUNE
C 23:108. Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
23:108. Ai do t'u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”
23:108. (Allahu) do të thotë: "Qëndroni aty dhe mos flisni me Mua."
23:108. KALE EHSE'U FIHA WE LA TUKELLIMUNI
C 23:109. Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"
23:109. Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:109. Me të vërtetë, kishte një grup nga robërit e Mi që thoshin: 'O Zoti ynë, ne kemi besuar, prandaj na fal dhe na mëshiro, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.'
23:109. 'INNEHU KANE FERIKUN MIN 'IBADI JEKULUNE REBBENA 'AMENNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE 'ENTE HAJRU ER-RAHIMINE
C 23:110. E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
23:110. Por ju (o jobesimtarë) i keni talluar ata (aq shumë), sa ju bënë të më harronit Mua së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.
23:110. Por ju i morët ata për tallje, derisa ata bënë që ju të harronit përmendjen Time, dhe ju qeshnit me ta.
23:110. FATTEHADHTUMUHUM SIHRIJEN HETTA 'ENSEWKUM DHIKRI WE KUNTUM MINHUM TEDHEKUNE
C 23:111. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
23:111. Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.
23:111. Me të vërtetë, Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre. Me të vërtetë, ata janë ata që kanë fituar.
23:111. 'INNI XHEZEJTUHUMUL-JEWME BIMA SEBERU 'ENNEHUM HUMUL-FA'IZUNE
C 23:112. Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
23:112. Ai do t'u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?”
23:112. (Allahu) do të thotë: "Sa vite keni qëndruar në tokë?"
23:112. KALE KEM LEBITHTUM FIL-'ERDI 'ADEDE SININE
C 23:113. Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!"
23:113. Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite. Pyesni ata që i kanë numëruar!”
23:113. Ata do të thonë: "Ne qëndruam një ditë ose një pjesë të një dite. Pyesni ata që numërojnë."
23:113. KALU LEBITHNA JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN FAS'ELIL-'ADDINE
C 23:114. Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!"
23:114. Ai do të thotë: “Keni qëndruar shumë pak. Eh, sikur ta kishit ditur!
23:114. (Allahu) do të thotë: "Ju qëndruat vetëm për një kohë të shkurtër, sikur ta dinit."
23:114. KALE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN LEW 'ENNEKUM KUNTUM TA'LEMUNE
C 23:115. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
23:115. Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!”
23:115. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne?
23:115. 'EFEHESIBTUM 'ENNEMA HALEKNAKUM 'ABETHEN WE 'ENNEKUM 'ILEJNA LA TURXHA'UNE
C 23:116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
23:116. I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S'ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!
23:116. Prandaj, i Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit fisnik.
23:116. FETA'ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-KERIMI
C 23:117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
23:117. Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.
23:117. Dhe kushdo që i thërret një zoti tjetër përveç Allahut, për të cilin ai nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të kenë sukses.
23:117. WE MEN JED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE LA BURHANE LEHU BIHI FE'INNEMA HISABUHU 'INDE RABBIHI 'INNEHU LA JUFLIHUL-KAFIRUNE