U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:111.
E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
23:111.
Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.
23:111.
Me të vërtetë, Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre. Me të vërtetë, ata janë ata që kanë fituar.
23:111.
'INNI XHEZEJTUHUMUL-JEWME BIMA SEBERU 'ENNEHUM HUMUL-FA'IZUNE
C
23:112.
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
23:112.
Ai do t'u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?”
23:112.
(Allahu) do të thotë: "Sa vite keni qëndruar në tokë?"
23:112.
KALE KEM LEBITHTUM FIL-'ERDI 'ADEDE SININE
C
23:113.
Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!"
23:113.
Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite. Pyesni ata që i kanë numëruar!”
23:113.
Ata do të thonë: "Ne qëndruam një ditë ose një pjesë të një dite. Pyesni ata që numërojnë."
23:113.
KALU LEBITHNA JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN FAS'ELIL-'ADDINE
C
23:114.
Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!"
23:114.
Ai do të thotë: “Keni qëndruar shumë pak. Eh, sikur ta kishit ditur!
23:114.
(Allahu) do të thotë: "Ju qëndruat vetëm për një kohë të shkurtër, sikur ta dinit."
23:114.
KALE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN LEW 'ENNEKUM KUNTUM TA'LEMUNE
C
23:115.
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?
23:115.
Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!”
23:115.
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do të ktheheshit te Ne?
23:115.
'EFEHESIBTUM 'ENNEMA HALEKNAKUM 'ABETHEN WE 'ENNEKUM 'ILEJNA LA TURXHA'UNE
C
23:116.
I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
23:116.
I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S'ka zot tjetër të vërtetë, përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!
23:116.
Prandaj, i Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit fisnik.
23:116.
FETA'ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE REBBUL-'ARSHIL-KERIMI
C
23:117.
E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
23:117.
Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.
23:117.
Dhe kushdo që i thërret një zoti tjetër përveç Allahut, për të cilin ai nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të kenë sukses.
23:117.
WE MEN JED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE LA BURHANE LEHU BIHI FE'INNEMA HISABUHU 'INDE RABBIHI 'INNEHU LA JUFLIHUL-KAFIRUNE
C
23:118.
E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!"
23:118.
Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:118.
Dhe thuaj: "O Zoti im, fal dhe mëshiro, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
23:118.
WE KUL RABBI EGFIR WE ERHEM WE 'ENTE HAJRU ER-RAHIMINE
C
24:1.
(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
24:1.
Kjo është një sure, të cilën Ne e kemi zbritur dhe urdhëruar, duke shpallur në të argumente të qarta, që ju t'ua vini veshin.
24:1.
(Kjo është) një surë që Ne e kemi shpallur dhe e kemi bërë të detyrueshme, dhe Ne kemi shpallur në të ajete të qarta, që ju të mund të përkujtoni.
24:1.
SURETUN 'ENZELNAHA WE FEREDNAHA WE 'ENZELNA FIHA 'AJATIN BEJJINATIN LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
24:2.
(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
24:2.
Laviren dhe lavirin – ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh!
24:2.
Gratë dhe burrat që bëjnë imoralitet, goditini secilin prej tyre me njëqind goditje. Dhe mos lejoni që ndaj tyre të ketë mëshirë në fenë e Allahut, nëse ju besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe le të dëshmojë ndëshkimin e tyre një grup besimtarësh.
24:2.
EZ-ZANIJETU WE EZ-ZANI FAXHLIDU KULLE WAHIDIN MINHUMA MIA'ETE XHELDETIN WE LA TE'HUDHKUM BIHIMA RE'FETUN FI DINI ELLAHI 'IN KUNTUM TU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE LIESH/HED 'ADHABEHUMA TA'IFETUN MINEL-MU'UMININE
C
24:3.
Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
24:3.
Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.
24:3.
Burri imoral nuk martohet përveçse me një grua imorale ose idhujtare, dhe një grua imorale nuk martohet përveçse me një burrë imoral ose idhujtar. Dhe kjo është e ndaluar për besimtarët.
24:3.
EZ-ZANI LA JENKIHU 'ILLA ZANIJETEN 'EW MUSHRIKETEN WE EZ-ZANIJETU LA JENKIHUHA 'ILLA ZANIN 'EW MUSHRIKUN WE HURRIME DHALIKE 'ALEL-MU'UMININE