Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.
23:102. Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.
23:102. Dhe kushdo që peshoret e tij janë të rënda, ata janë ata që do të jenë të suksesshëm.
23:102. FEMEN THEKULET MEWAZINUHU FE'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 23:103. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë.
23:103. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.
23:103. Dhe kushdo që peshoret e tij janë të lehta, ata janë ata që e kanë humbur veten e tyre, duke qëndruar përgjithmonë në Xhehenem.
23:103. WE MEN HAFFET MEWAZINUHU FE'ULA'IKEL-LEDHINE HASIRU 'ENFUSEHUM FI XHEHENNEME HALIDUNE
C 23:104. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
23:104. Zjarri do t'ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t'u duken dhëmbët).
23:104. Zjarri do t'ua djegë fytyrat, dhe ata atje do të jenë të dëshpëruar.
23:104. TELFEHU WUXHUHEHUMU EN-NARU WE HUM FIHA KALIHUNE
C 23:105. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?
23:105. (Dhe atyre do t'u thuhet): “Vallë, a nuk ju lexoheshin Shpalljet Tona dhe i quanit ato gënjeshtra?!”
23:105. A nuk ju janë lexuar ajetet e Mia, por ju i përgënjeshtruat ato?
23:105. 'ELEM TEKUN 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FEKUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUNE
C 23:106. Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
23:106. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, neve na mposhti e keqja (tekat dhe dëshira) jonë dhe ishim një popull i humbur.
23:106. Ata do të thonë: "O Zoti ynë, pakujdesia jonë na mbizotëroi, dhe ne ishim një popull i humbur.
23:106. KALU REBBENA GALEBET 'ALEJNA SHIKWETUNA WE KUNNA KAWMEN DALLINE
C 23:107. Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!"
23:107. O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.”
23:107. O Zoti ynë, na nxirr prej tij, dhe nëse kthehemi, atëherë ne do të jemi të padrejtë.
23:107. REBBENA 'EHRIXHNA MINHA FE'IN 'UDNA FE'INNA DHALIMUNE
C 23:108. Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
23:108. Ai do t'u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”
23:108. (Allahu) do të thotë: "Qëndroni aty dhe mos flisni me Mua."
23:108. KALE EHSE'U FIHA WE LA TUKELLIMUNI
C 23:109. Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"
23:109. Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:109. Me të vërtetë, kishte një grup nga robërit e Mi që thoshin: 'O Zoti ynë, ne kemi besuar, prandaj na fal dhe na mëshiro, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.'
23:109. 'INNEHU KANE FERIKUN MIN 'IBADI JEKULUNE REBBENA 'AMENNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE 'ENTE HAJRU ER-RAHIMINE
C 23:110. E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
23:110. Por ju (o jobesimtarë) i keni talluar ata (aq shumë), sa ju bënë të më harronit Mua së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.
23:110. Por ju i morët ata për tallje, derisa ata bënë që ju të harronit përmendjen Time, dhe ju qeshnit me ta.
23:110. FATTEHADHTUMUHUM SIHRIJEN HETTA 'ENSEWKUM DHIKRI WE KUNTUM MINHUM TEDHEKUNE
C 23:111. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
23:111. Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.
23:111. Me të vërtetë, Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre. Me të vërtetë, ata janë ata që kanë fituar.
23:111. 'INNI XHEZEJTUHUMUL-JEWME BIMA SEBERU 'ENNEHUM HUMUL-FA'IZUNE
C 23:112. Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
23:112. Ai do t'u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?”
23:112. (Allahu) do të thotë: "Sa vite keni qëndruar në tokë?"
23:112. KALE KEM LEBITHTUM FIL-'ERDI 'ADEDE SININE