U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:104.
Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
23:104.
Zjarri do t'ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t'u duken dhëmbët).
23:104.
Zjarri do t'ua djegë fytyrat, dhe ata atje do të jenë të dëshpëruar.
23:104.
TELFEHU WUXHUHEHUMU EN-NARU WE HUM FIHA KALIHUNE
C
23:105.
(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?
23:105.
(Dhe atyre do t'u thuhet): “Vallë, a nuk ju lexoheshin Shpalljet Tona dhe i quanit ato gënjeshtra?!”
23:105.
A nuk ju janë lexuar ajetet e Mia, por ju i përgënjeshtruat ato?
23:105.
'ELEM TEKUN 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FEKUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUNE
C
23:106.
Ata thonë: "O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
23:106.
Ata do të thonë: “O Zoti ynë, neve na mposhti e keqja (tekat dhe dëshira) jonë dhe ishim një popull i humbur.
23:106.
Ata do të thonë: "O Zoti ynë, pakujdesia jonë na mbizotëroi, dhe ne ishim një popull i humbur.
23:106.
KALU REBBENA GALEBET 'ALEJNA SHIKWETUNA WE KUNNA KAWMEN DALLINE
C
23:107.
Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!"
23:107.
O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit e, nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë.”
23:107.
O Zoti ynë, na nxirr prej tij, dhe nëse kthehemi, atëherë ne do të jemi të padrejtë.
23:107.
REBBENA 'EHRIXHNA MINHA FE'IN 'UDNA FE'INNA DHALIMUNE
C
23:108.
Ai thotë: "Heshtni aty e mos më folni!"
23:108.
Ai do t'u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”
23:108.
(Allahu) do të thotë: "Qëndroni aty dhe mos flisni me Mua."
23:108.
KALE EHSE'U FIHA WE LA TUKELLIMUNI
C
23:109.
Pse një grup prej robërve të Mi thanë: "O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!"
23:109.
Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:109.
Me të vërtetë, kishte një grup nga robërit e Mi që thoshin: 'O Zoti ynë, ne kemi besuar, prandaj na fal dhe na mëshiro, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.'
23:109.
'INNEHU KANE FERIKUN MIN 'IBADI JEKULUNE REBBENA 'AMENNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE 'ENTE HAJRU ER-RAHIMINE
C
23:110.
E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
23:110.
Por ju (o jobesimtarë) i keni talluar ata (aq shumë), sa ju bënë të më harronit Mua së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata.
23:110.
Por ju i morët ata për tallje, derisa ata bënë që ju të harronit përmendjen Time, dhe ju qeshnit me ta.
23:110.
FATTEHADHTUMUHUM SIHRIJEN HETTA 'ENSEWKUM DHIKRI WE KUNTUM MINHUM TEDHEKUNE
C
23:111.
E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.
23:111.
Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar.
23:111.
Me të vërtetë, Unë i kam shpërblyer ata sot për durimin e tyre. Me të vërtetë, ata janë ata që kanë fituar.
23:111.
'INNI XHEZEJTUHUMUL-JEWME BIMA SEBERU 'ENNEHUM HUMUL-FA'IZUNE
C
23:112.
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?"
23:112.
Ai do t'u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?”
23:112.
(Allahu) do të thotë: "Sa vite keni qëndruar në tokë?"
23:112.
KALE KEM LEBITHTUM FIL-'ERDI 'ADEDE SININE
C
23:113.
Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!"
23:113.
Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite. Pyesni ata që i kanë numëruar!”
23:113.
Ata do të thonë: "Ne qëndruam një ditë ose një pjesë të një dite. Pyesni ata që numërojnë."
23:113.
KALU LEBITHNA JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN FAS'ELIL-'ADDINE
C
23:114.
Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!"
23:114.
Ai do të thotë: “Keni qëndruar shumë pak. Eh, sikur ta kishit ditur!
23:114.
(Allahu) do të thotë: "Ju qëndruat vetëm për një kohë të shkurtër, sikur ta dinit."
23:114.
KALE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN LEW 'ENNEKUM KUNTUM TA'LEMUNE