U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:60.
dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.
23:60.
dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre,
23:60.
Dhe ata që japin atë që japin, ndërsa zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse ata do të kthehen te Zoti i tyre –
23:60.
WEL-LEDHINE JU'UTUNE MA 'ATEW WE KULUBUHUM WE XHILETUN 'ENNEHUM 'ILA RABBIHIM RAXHI'UNE
C
23:61.
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.
23:61.
ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.
23:61.
Këta janë ata që garojnë në të mira, dhe ata janë të parët për to.
23:61.
'ULA'IKE JUSARI'UNE FIL-HAJRATI WE HUM LEHA SABIKUNE
C
23:62.
Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënimeve) që i shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejt.
23:62.
Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
23:62.
Ne nuk e ngarkojmë asnjë shpirt përtej asaj që mund të mbartë. Dhe te Ne është një Libër që flet me të vërtetën. Dhe ata nuk do t'u bëhet padrejtësi.
23:62.
WE LA NUKELLIFU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA WE LEDEJNA KITABUN JENTIKU BIL-HEKKI WE HUM LA JUDHLEMUN
C
23:63.
Por zemrat e tyre (mohuesve) janë të verbëruara nga ky (libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.
23:63.
Por zemrat e tyre janë mospërfillëse ndaj këtij (Kurani). Ata kanë punë të tjera më të këqija se këto e të cilat po vazhdojnë t'i bëjnë.
23:63.
Por zemrat e tyre janë në pavëmendje ndaj këtij (Kurani), dhe ata kanë punë të tjera përveç kësaj që ata po bëjnë.
23:63.
BEL KULUBUHUM FI GAMRETIN MIN HADHA WE LEHUM 'A'MALUN MIN DUNI DHALIKE HUM LEHA 'AMILUNE
C
23:64.
Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).
23:64.
Por kur i dënuam pasanikët e tyre (në betejën e Bedrit), atëherë ata vajtonin.
23:64.
Derisa, kur Ne i kapim ata që jetuan në bollëk midis tyre me ndëshkimin Tonë, ja, ata bëjnë lutje të përulura.
23:64.
HETTA 'IDHA 'EHADHNA MUTREFIHIM BIL-'ADHABI 'IDHA HUM JEXH'ERUNE
C
23:65.
Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!
23:65.
(U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do të keni ndihmë prej Nesh.
23:65.
Mos bëni më lutje të përulura sot. Me të vërtetë, ju nuk do të ndihmoheni nga Ne.
23 66 Me të vërtetë, juve ju janë lexuar ajetet e Mia, por ju ktheheshit mbrapa në të kundërt.
23 67 Me mendjemadhësi për këtë (Kurani), duke bërë fjalë të kota natën.
23:65.
LA TEXH'ERUL-JEWME 'INNEKUM MINNA LA TUNSERUNE
C
23:66.
Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.
23:66.
Juve ju janë lexuar vargjet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa,
23:66.
Ajetet e Mia ju lexoheshin, por ju tërhiqeshit prapa duke u larguar.
23:66.
KAD KANET 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FEKUNTUM 'ALA 'A'KABIKUM TENKISUNE
C
23:67.
Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
23:67.
me kryelartësi! Ju flisnit kotësira për të (Kuranin), si dikush që rrëfen natën përralla.”
23:67.
Krenoheshit me shtëpitë tuaja duke bërë fjalë gjatë natës.
23:67.
MUSTEKBIRINE BIHI SAMIREN TEHXHURUNE
C
23:68.
A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
23:68.
Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?
23:68.
A nuk kanë ata medituar mbi Fjalën (Kuranin), apo ka ardhur atyre diçka që nuk ka ardhur baballarëve të tyre të lashtë?
23:68.
'EFELEM JEDDEBBERUL-KAWLE 'EM XHA'EHUM MA LEM JE'TI 'ABA'EHUMUL-'EWWELINE
C
23:69.
apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
23:69.
Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?
23:69.
Apo nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj ata e mohojnë atë?
23:69.
'EM LEM JA'RIFU RESULEHUM FEHUM LEHU MUNKIRUNE
C
23:70.
Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
23:70.
Apo thonë: “Ai është i çmendur”? Jo, ai ua sjell të Vërtetën atyre, por shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën.
23:70.
Apo ata thonë: "Ka një çmenduri në të." Jo, ai u solli atyre të vërtetën, por shumica e tyre e urren të vërtetën.
23:70.
'EM JEKULUNE BIHI XHINNETUN BEL XHA'EHUM BIL-HEKKI WE 'EKTHERUHUM LILHEKKI KARIHUNE