Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:64. Ndërkaq, kur t'i kapim me dënim ata që kanë bërë jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar ndihmë).
23:64. Por kur i dënuam pasanikët e tyre (në betejën e Bedrit), atëherë ata vajtonin.
23:64. Derisa, kur Ne i kapim ata që jetuan në bollëk midis tyre me ndëshkimin Tonë, ja, ata bëjnë lutje të përulura.
23:64. HETTA 'IDHA 'EHADHNA MUTREFIHIM BIL-'ADHABI 'IDHA HUM JEXH'ERUNE
C 23:65. Mos e ngreni zërin tash, se ju nuk keni ndihmën Tonë!
23:65. (U thuhet): “Mos u lutni sot! Ju nuk do të keni ndihmë prej Nesh.
23:65. Mos bëni më lutje të përulura sot. Me të vërtetë, ju nuk do të ndihmoheni nga Ne. 23 66 Me të vërtetë, juve ju janë lexuar ajetet e Mia, por ju ktheheshit mbrapa në të kundërt. 23 67 Me mendjemadhësi për këtë (Kurani), duke bërë fjalë të kota natën.
23:65. LA TEXH'ERUL-JEWME 'INNEKUM MINNA LA TUNSERUNE
C 23:66. Sepse, juve u lexoheshin ajetet e Mia, e ju zbrapseshit.
23:66. Juve ju janë lexuar vargjet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa,
23:66. Ajetet e Mia ju lexoheshin, por ju tërhiqeshit prapa duke u larguar.
23:66. KAD KANET 'AJATI TUTLA 'ALEJKUM FEKUNTUM 'ALA 'A'KABIKUM TENKISUNE
C 23:67. Si arrogantë ndaj tij (ndaj Kur'anit, ose ndaj Qabes), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
23:67. me kryelartësi! Ju flisnit kotësira për të (Kuranin), si dikush që rrëfen natën përralla.”
23:67. Krenoheshit me shtëpitë tuaja duke bërë fjalë gjatë natës.
23:67. MUSTEKBIRINE BIHI SAMIREN TEHXHURUNE
C 23:68. A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur'anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
23:68. Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?
23:68. A nuk kanë ata medituar mbi Fjalën (Kuranin), apo ka ardhur atyre diçka që nuk ka ardhur baballarëve të tyre të lashtë?
23:68. 'EFELEM JEDDEBBERUL-KAWLE 'EM XHA'EHUM MA LEM JE'TI 'ABA'EHUMUL-'EWWELINE
C 23:69. apo mos nuk e njohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
23:69. Apo ata nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?
23:69. Apo nuk e kanë njohur të Dërguarin e tyre, prandaj ata e mohojnë atë?
23:69. 'EM LEM JA'RIFU RESULEHUM FEHUM LEHU MUNKIRUNE
C 23:70. Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.
23:70. Apo thonë: “Ai është i çmendur”? Jo, ai ua sjell të Vërtetën atyre, por shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën.
23:70. Apo ata thonë: "Ka një çmenduri në të." Jo, ai u solli atyre të vërtetën, por shumica e tyre e urren të vërtetën.
23:70. 'EM JEKULUNE BIHI XHINNETUN BEL XHA'EHUM BIL-HEKKI WE 'EKTHERUHUM LILHEKKI KARIHUNE
C 23:71. E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
23:71. Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.
23:71. Dhe sikur e vërteta t'i ndiqte dëshirat e tyre, qiejt dhe toka dhe gjithçka që është në to do të shkatërroheshin. Jo, Ne u kemi sjellë atyre përkujtimin e tyre, por ata janë larg nga përkujtimi i tyre.
23:71. WE LEWI ETTEBE'AL-HEKKU 'EHWA'EHUM LEFESEDETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU WE MEN FIHINNE BEL 'ETEJNAHUM BIDHIKRIHIM FEHUM 'AN DHIKRIHIM MU'RIDUNE
C 23:72. A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë.
23:72. A po kërkon shpërblim prej tyre? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është më i miri i furnizuesve.
23:72. Apo ti po kërkon një shpërblim nga ata? Por shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë, dhe Ai është më i Miri i furnizuesve.
23:72. 'EM TES'ELUHUM HARXHEN FEHARAXHU RABBIKE HAJRUN WE HUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C 23:73. Ç'është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
23:73. Ti i fton ata në rrugën e drejtë,
23:73. Dhe me të vërtetë, ti po i thërret ata në një rrugë të drejtë.
23:73. WE 'INNEKE LETED'UHUM 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 23:74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
23:74. por ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.
23:74. Dhe me të vërtetë, ata që nuk besojnë në botën tjetër janë larg nga rruga.
23:74. WE 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI 'ANI ES-SIRATI LENAKIBUNE