U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:9.
dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
23:9.
dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.
23:9.
Dhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.
23:9.
WEL-LEDHINE HUM 'ALA SELEWATIHIM JUHAFIDHUNE
C
23:10.
Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
23:10.
Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët,
23:10.
Këta janë trashëgimtarët,
23:10.
'ULA'IKE HUMUL-WARITHUNE
C
23:11.
të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
23:11.
që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.
23:11.
Që do të trashëgojnë Firdeusin. Ata do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
23:11.
EL-LEDHINE JERITHUNEL-FIRDEWSE HUM FIHA HALIDUNE
C
23:12.
Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
23:12.
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës,
23:12.
Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një esencë dheu.
23:12.
WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE MIN SULALETIN MIN TININ
C
23:13.
Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
23:13.
e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).
23:13.
Pastaj Ne e bëmë atë një pikë në një vend të sigurt.
23:13.
THUMME XHE'ALNAHU NUTFETEN FI KARARIN MEKININ
C
23:14.
Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
23:14.
E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!
23:14.
Pastaj Ne e transformuam pikën në një copëz të ngjitur, pastaj e transformuam copëzën e ngjitur në një copëz mishi, pastaj e transformuam copëzën e mishit në kocka, pastaj veshëm kockat me mish; pastaj Ne e bëmë atë një krijesë tjetër. I bekuar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë.
23:14.
THUMME HALEKNA EN-NUTFETE 'ALEKATEN FEHALEKNAL-'ALEKATE MUDGATEN FEHALEKNAL-MUDGATE 'IDHAMEN FEKESEWNAL-'IDHAME LEHMAN THUMME 'ENSHE'NAHU HALKÆN 'AHARE FETEBAREKEL-LAHU 'EHSENUL-HALIKINE
C
23:15.
Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
23:15.
Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
23:15.
Pastaj, pas kësaj, me të vërtetë, ju do të vdisni.
23:15.
THUMME 'INNEKUM BA'DE DHALIKE LEMEJJITUNE
C
23:16.
E në ditën e kijametit ringjalleni.
23:16.
pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.
23:16.
Pastaj, me të vërtetë, ju do të ringjalleni ditën e Ringjalljes.
23:16.
THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI TUB'ATHUNE
C
23:17.
Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
23:17.
Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.
23:17.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi krijuar mbi ju shtatë shtresa. Dhe Ne nuk jemi të pavëmendshëm ndaj krijimit.
23:17.
WE LEKAD HALEKNA FEWKAKUM SEB'A TERA'IKA WE MA KUNNA 'ANIL-HALKI GAFILINE
C
23:18.
Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).
23:18.
Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.
23:18.
Dhe Ne zbresim nga qielli ujë me një masë, pastaj Ne e vendosim atë në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne jemi të aftë për ta marrë atë larg.
23:18.
WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ESKENNAHU FIL-'ERDI WE 'INNA 'ALA DHEHABIN BIHI LEKADIRUNE
C
23:19.
Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
23:19.
Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,
23:19.
Pastaj Ne kemi bërë me të për ju kopshte hurmash dhe hardhish; për ju aty janë shumë fruta, dhe nga ato ju hani.
23:19.
FE'ENSHE'NA LEKUM BIHI XHENNATIN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN LEKUM FIHA FEWAKIHU KETHIRETUN WE MINHA TE'KULUNE