Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:8. dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
23:8. të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra
23:8. Dhe ata që i ruajnë amanetet e tyre dhe zotimet e tyre,
23:8. WEL-LEDHINE HUM LI'MANATIHIM WE 'AHDIHIM RA'UNE
C 23:9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
23:9. dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet.
23:9. Dhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre.
23:9. WEL-LEDHINE HUM 'ALA SELEWATIHIM JUHAFIDHUNE
C 23:10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
23:10. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët,
23:10. Këta janë trashëgimtarët,
23:10. 'ULA'IKE HUMUL-WARITHUNE
C 23:11. të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
23:11. që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.
23:11. Që do të trashëgojnë Firdeusin. Ata do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
23:11. EL-LEDHINE JERITHUNEL-FIRDEWSE HUM FIHA HALIDUNE
C 23:12. Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
23:12. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës,
23:12. Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një esencë dheu.
23:12. WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE MIN SULALETIN MIN TININ
C 23:13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
23:13. e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).
23:13. Pastaj Ne e bëmë atë një pikë në një vend të sigurt.
23:13. THUMME XHE'ALNAHU NUTFETEN FI KARARIN MEKININ
C 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
23:14. E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!
23:14. Pastaj Ne e transformuam pikën në një copëz të ngjitur, pastaj e transformuam copëzën e ngjitur në një copëz mishi, pastaj e transformuam copëzën e mishit në kocka, pastaj veshëm kockat me mish; pastaj Ne e bëmë atë një krijesë tjetër. I bekuar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë.
23:14. THUMME HALEKNA EN-NUTFETE 'ALEKATEN FEHALEKNAL-'ALEKATE MUDGATEN FEHALEKNAL-MUDGATE 'IDHAMEN FEKESEWNAL-'IDHAME LEHMAN THUMME 'ENSHE'NAHU HALKÆN 'AHARE FETEBAREKEL-LAHU 'EHSENUL-HALIKINE
C 23:15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
23:15. Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
23:15. Pastaj, pas kësaj, me të vërtetë, ju do të vdisni.
23:15. THUMME 'INNEKUM BA'DE DHALIKE LEMEJJITUNE
C 23:16. E në ditën e kijametit ringjalleni.
23:16. pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.
23:16. Pastaj, me të vërtetë, ju do të ringjalleni ditën e Ringjalljes.
23:16. THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI TUB'ATHUNE
C 23:17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
23:17. Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.
23:17. Dhe me të vërtetë, Ne kemi krijuar mbi ju shtatë shtresa. Dhe Ne nuk jemi të pavëmendshëm ndaj krijimit.
23:17. WE LEKAD HALEKNA FEWKAKUM SEB'A TERA'IKA WE MA KUNNA 'ANIL-HALKI GAFILINE
C 23:18. Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).
23:18. Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.
23:18. Dhe Ne zbresim nga qielli ujë me një masë, pastaj Ne e vendosim atë në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne jemi të aftë për ta marrë atë larg.
23:18. WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ESKENNAHU FIL-'ERDI WE 'INNA 'ALA DHEHABIN BIHI LEKADIRUNE