Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:12. Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
23:12. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej palcës së baltës,
23:12. Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një esencë dheu.
23:12. WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE MIN SULALETIN MIN TININ
C 23:13. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt.
23:13. e pastaj, e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).
23:13. Pastaj Ne e bëmë atë një pikë në një vend të sigurt.
23:13. THUMME XHE'ALNAHU NUTFETEN FI KARARIN MEKININ
C 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
23:14. E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!
23:14. Pastaj Ne e transformuam pikën në një copëz të ngjitur, pastaj e transformuam copëzën e ngjitur në një copëz mishi, pastaj e transformuam copëzën e mishit në kocka, pastaj veshëm kockat me mish; pastaj Ne e bëmë atë një krijesë tjetër. I bekuar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë.
23:14. THUMME HALEKNA EN-NUTFETE 'ALEKATEN FEHALEKNAL-'ALEKATE MUDGATEN FEHALEKNAL-MUDGATE 'IDHAMEN FEKESEWNAL-'IDHAME LEHMAN THUMME 'ENSHE'NAHU HALKÆN 'AHARE FETEBAREKEL-LAHU 'EHSENUL-HALIKINE
C 23:15. Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
23:15. Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
23:15. Pastaj, pas kësaj, me të vërtetë, ju do të vdisni.
23:15. THUMME 'INNEKUM BA'DE DHALIKE LEMEJJITUNE
C 23:16. E në ditën e kijametit ringjalleni.
23:16. pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.
23:16. Pastaj, me të vërtetë, ju do të ringjalleni ditën e Ringjalljes.
23:16. THUMME 'INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI TUB'ATHUNE
C 23:17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
23:17. Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.
23:17. Dhe me të vërtetë, Ne kemi krijuar mbi ju shtatë shtresa. Dhe Ne nuk jemi të pavëmendshëm ndaj krijimit.
23:17. WE LEKAD HALEKNA FEWKAKUM SEB'A TERA'IKA WE MA KUNNA 'ANIL-HALKI GAFILINE
C 23:18. Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin).
23:18. Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.
23:18. Dhe Ne zbresim nga qielli ujë me një masë, pastaj Ne e vendosim atë në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne jemi të aftë për ta marrë atë larg.
23:18. WE 'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN BIKADERIN FE'ESKENNAHU FIL-'ERDI WE 'INNA 'ALA DHEHABIN BIHI LEKADIRUNE
C 23:19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
23:19. Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,
23:19. Pastaj Ne kemi bërë me të për ju kopshte hurmash dhe hardhish; për ju aty janë shumë fruta, dhe nga ato ju hani.
23:19. FE'ENSHE'NA LEKUM BIHI XHENNATIN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN LEKUM FIHA FEWAKIHU KETHIRETUN WE MINHA TE'KULUNE
C 23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
23:20. si dhe pemën që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.
23:20. Dhe një pemë që del nga mali Sinai, që prodhon vaj dhe erëz për ata që hanë.
23:20. WE SHEXHERETEN TEHRUXHU MIN TURI SEJNA'E TENBUTU BID-DUHNI WE SIBGIN LIL'AKILINE
C 23:21. Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
23:21. Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera
23:21. Dhe me të vërtetë, për ju në bagëtinë është një mësim. Ne ju japim të pini nga ajo që është në brendësinë e tyre. Dhe për ju ka shumë dobi në to, dhe prej tyre ju hani.
23:21. WE 'INNE LEKUM FIL-'EN'AMI LA'IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHA WE LEKUM FIHA MENAFI'U KETHIRETUN WE MINHA TE'KULUNE
C 23:22. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).
23:22. dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.
23:22. Dhe mbi to dhe mbi anijet ju barteni.
23:22. WE 'ALEJHA WE 'ALEL-FULKI TUHMELUNE