Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
6:98. Është Ai që ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm, që të jetoni dhe të preheni në tokë. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që kuptojnë.
6:98. WE HUWEL-LEDHI ‘ENSHE’EKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN FEMUSTEKARRUN WE MUSTEWDA’UN KAD FESSELNAL-’AJATI LIKAWMIN JEFKAHUN
C 6:99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
6:99. Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
6:99. WE HUWEL-LEDHI ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHNA BIHI NEBATE KULLI SHEJ’IN FE’EHREXHNA MINHU HADIREN NUHRIXHU MINHU HEBBAN MUTERAKIBÆN WE MINE EN-NEHLI MIN TEL’IHA KINWANUN DANIJETUN WE XHENNATIN MIN ‘A’NABIN WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUSHTEBIHÆN WE GAJRE MUTESHABIHIN ENDHURU ‘ILA THEMERIHI ‘IDHA ‘ETHMERE WE JEN’IHI ‘INNE FI DHALIKUM LE’AJATIN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 6:100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.
6:100. Idhujtarët i shohin xhindet si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjthçka që ia veshin ata!
6:100. WE XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’EL-XHINNE WE HALEKAHUM WE HAREKU LEHU BENINE WE BENATIN BIGAJRI ‘ILMIN SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JESIFUNE
C 6:101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
6:101. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë.
6:101. BEDI’U ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ENNA JEKUNU LEHU WELEDUN WE LEM TEKUN LEHU SAHIBETUN WE HALEKA KULLE SHEJ’IN WE HUWE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 6:102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
6:102. Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!
6:102. DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE HALIKU KULLI SHEJ’IN FA’BUDUHU WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
C 6:103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
6:103. Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
6:103. LA TUDRIKUHUL-’EBSARU WE HUWE JUDRIKUL-’EBSARE WE HUWEL-LETIFUL-HABIR
C 6:104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
6:104. (Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
6:104. KAD XHA’EKUM BESA’IRU MIN RABBIKUM FEMEN ‘EBSERE FELINEFSIHI WE MEN ‘AMIJE FE’ALEJHA WE MA ‘ENA ‘ALEJKUM BIHEFIDHIN
C 6:105. E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t'ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
6:105. Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).
6:105. WE KEDHELIKE NUSERRIFUL-’AJATI WE LIJEKULU DERESTE WE LINUBEJJINEHU LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 6:106. Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
6:106. Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
6:106. ETTEBI’ MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN RABBIKE LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WE ‘A’RID ‘ANIL-MUSHRIKINE
C 6:107. E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
6:107. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
6:107. WE LEW SHA’EL-LAHU MA ‘ESHREKU WE MA XHE’ALNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHEN WE MA ‘ENTE ‘ALEJHIM BIWEKILIN
C 6:108. Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.
6:108. Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
6:108. WE LA TESUBBUL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI FEJESUBBU ELLAHE ‘ADWEN BIGAJRI ‘ILMIN KEDHALIKE ZEJJENNA LIKULLI ‘UMMETIN ‘AMELEHUM THUMME ‘ILA RABBIHIM MERXHI’UHUM FEJUNEBBI’UHUM BIMA KANU JA’MELUNE