Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:94. Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë).
6:94. (Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Ne nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Allahut. Midis jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe ajo tek e cila shpresonit, ju ka lënë në baltë”.
6:94. WE LEKAD XHI’TUMUNA FURADA KEMA HALEKNAKUM ‘EWWELE MERRETIN WE TEREKTUM MA HAWWELNAKUM WERA’E DHUHURIKUM WE MA NERA ME’AKUM SHUFA’A’EKUMUL-LEDHINE ZE’AMTUM ‘ENNEHUM FIKUM SHUREKA’U LEKAD TEKATTE’A BEJNEKUM WE DELLE ‘ANKUM MA KUNTUM TEZ’UMUNE
C 6:95. S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?
6:95. Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij?
6:95. ‘INNALL-LLAHE FALIKUL-HEBBI WE EN-NEWA JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE MUHRIXHUL-MEJJITI MINEL-HEJJI DHELIKUMU ELLAHU FE’ENNA TU’UFEKUNE
C 6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
6:96. Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
6:96. FALIKUL-’ISBAHI WE XHE’ALEL-LEJLE SEKENEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE HUSBANAN DHALIKE TEKDIRUL-’AZIZIL-’ALIMI
C 6:97. Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.
6:97. Është Ai që i ka krijuar yjet, për t’ju rrëfyer rrugën në errësirat e tokës dhe të detit. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që dinë.
6:97. WE HUWEL-LEDHI XHE’ALE LEKUMU EN-NUXHUME LITEHTEDU BIHA FI DHULUMATIL-BERRI WEL-BEHRI KAD FESSELNAL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 6:98. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.
6:98. Është Ai që ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm, që të jetoni dhe të preheni në tokë. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që kuptojnë.
6:98. WE HUWEL-LEDHI ‘ENSHE’EKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN FEMUSTEKARRUN WE MUSTEWDA’UN KAD FESSELNAL-’AJATI LIKAWMIN JEFKAHUN
C 6:99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
6:99. Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.
6:99. WE HUWEL-LEDHI ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHNA BIHI NEBATE KULLI SHEJ’IN FE’EHREXHNA MINHU HADIREN NUHRIXHU MINHU HEBBAN MUTERAKIBÆN WE MINE EN-NEHLI MIN TEL’IHA KINWANUN DANIJETUN WE XHENNATIN MIN ‘A’NABIN WE EZ-ZEJTUNE WE ER-RUMMANE MUSHTEBIHÆN WE GAJRE MUTESHABIHIN ENDHURU ‘ILA THEMERIHI ‘IDHA ‘ETHMERE WE JEN’IHI ‘INNE FI DHALIKUM LE’AJATIN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 6:100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.
6:100. Idhujtarët i shohin xhindet si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjthçka që ia veshin ata!
6:100. WE XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’EL-XHINNE WE HALEKAHUM WE HAREKU LEHU BENINE WE BENATIN BIGAJRI ‘ILMIN SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JESIFUNE
C 6:101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
6:101. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë.
6:101. BEDI’U ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ENNA JEKUNU LEHU WELEDUN WE LEM TEKUN LEHU SAHIBETUN WE HALEKA KULLE SHEJ’IN WE HUWE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 6:102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
6:102. Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!
6:102. DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE HALIKU KULLI SHEJ’IN FA’BUDUHU WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
C 6:103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
6:103. Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
6:103. LA TUDRIKUHUL-’EBSARU WE HUWE JUDRIKUL-’EBSARE WE HUWEL-LETIFUL-HABIR
C 6:104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
6:104. (Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
6:104. KAD XHA’EKUM BESA’IRU MIN RABBIKUM FEMEN ‘EBSERE FELINEFSIHI WE MEN ‘AMIJE FE’ALEJHA WE MA ‘ENA ‘ALEJKUM BIHEFIDHIN