Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.
6:100. Idhujtarët i shohin xhindet si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjthçka që ia veshin ata!
6:100. WE XHE’ALU LILLAHI SHUREKA’EL-XHINNE WE HALEKAHUM WE HAREKU LEHU BENINE WE BENATIN BIGAJRI ‘ILMIN SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JESIFUNE
C 6:101. Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
6:101. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë.
6:101. BEDI’U ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ENNA JEKUNU LEHU WELEDUN WE LEM TEKUN LEHU SAHIBETUN WE HALEKA KULLE SHEJ’IN WE HUWE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 6:102. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
6:102. Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!
6:102. DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE HALIKU KULLI SHEJ’IN FA’BUDUHU WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
C 6:103. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
6:103. Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
6:103. LA TUDRIKUHUL-’EBSARU WE HUWE JUDRIKUL-’EBSARE WE HUWEL-LETIFUL-HABIR
C 6:104. Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
6:104. (Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
6:104. KAD XHA’EKUM BESA’IRU MIN RABBIKUM FEMEN ‘EBSERE FELINEFSIHI WE MEN ‘AMIJE FE’ALEJHA WE MA ‘ENA ‘ALEJKUM BIHEFIDHIN
C 6:105. E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t'ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
6:105. Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).
6:105. WE KEDHELIKE NUSERRIFUL-’AJATI WE LIJEKULU DERESTE WE LINUBEJJINEHU LIKAWMIN JA’LEMUNE
C 6:106. Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
6:106. Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
6:106. ETTEBI’ MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN RABBIKE LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WE ‘A’RID ‘ANIL-MUSHRIKINE
C 6:107. E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
6:107. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
6:107. WE LEW SHA’EL-LAHU MA ‘ESHREKU WE MA XHE’ALNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHEN WE MA ‘ENTE ‘ALEJHIM BIWEKILIN
C 6:108. Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.
6:108. Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
6:108. WE LA TESUBBUL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI FEJESUBBU ELLAHE ‘ADWEN BIGAJRI ‘ILMIN KEDHALIKE ZEJJENNA LIKULLI ‘UMMETIN ‘AMELEHUM THUMME ‘ILA RABBIHIM MERXHI’UHUM FEJUNEBBI’UHUM BIMA KANU JA’MELUNE
C 6:109. Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
6:109. Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t’u vijë një mrekulli, do të besojnë?
6:109. WE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM LE’IN XHA’ET/HUM ‘AJETUN LEJU’UMINUNNE BIHA KUL ‘INNEMAL-’AJATU ‘INDEL-LAHI WE MA JUSH’IRUKUM ‘ENNEHA ‘IDHA XHA’ET LA JU’UMINUNE
C 6:110. Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur'anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
6:110. Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.
6:110. WE NUKALLIBU ‘EF’IDETEHUM WE ‘EBSAREHUM KEMA LEM JU’UMINU BIHI ‘EWWELE MERRETIN WE NEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE