U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:102.
Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhurojeni Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
6:102.
Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!
6:102.
DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE HALIKU KULLI SHEJ’IN FA’BUDUHU WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
C
6:103.
Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
6:103.
Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
6:103.
LA TUDRIKUHUL-’EBSARU WE HUWE JUDRIKUL-’EBSARE WE HUWEL-LETIFUL-HABIR
C
6:104.
Juve ju erdhën argumente të qarta nga Zoti i juaj e kush i sheh (kupton) ai e ka për vete, e kush verbërohet, ai e ka për të zezën e vet. E unë (Pejgamberi) nuk jamë roje e juaj.
6:104.
(Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
6:104.
KAD XHA’EKUM BESA’IRU MIN RABBIKUM FEMEN ‘EBSERE FELINEFSIHI WE MEN ‘AMIJE FE’ALEJHA WE MA ‘ENA ‘ALEJKUM BIHEFIDHIN
C
6:105.
E kështu Ne i sqarojmë dëshmitë, ashtu që ata thonë: "Ke mësuar ti" (nga librat, po fjalës së tyre nuk i vihet veshi) dhe që për t'ia bërë edhe më të qarta një populli që di të dallojë (të vërtetën nga e kota).
6:105.
Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).
6:105.
WE KEDHELIKE NUSERRIFUL-’AJATI WE LIJEKULU DERESTE WE LINUBEJJINEHU LIKAWMIN JA’LEMUNE
C
6:106.
Ti (Muhammed) praktiko atë që t'u shpall nga Zoti yt. S'ka Zot, përveç Tij. Largohu prej idhujtarëve.
6:106.
Prandaj ndiq atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka zot të vërtetë veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve.
6:106.
ETTEBI’ MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN RABBIKE LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WE ‘A’RID ‘ANIL-MUSHRIKINE
C
6:107.
E sikur të donte All-llahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të bëmë përcjellës të tyre e as që je mbikëqyrës i tyre.
6:107.
Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. Ne nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre e as që je përgjegjës për ta.
6:107.
WE LEW SHA’EL-LAHU MA ‘ESHREKU WE MA XHE’ALNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHEN WE MA ‘ENTE ‘ALEJHIM BIWEKILIN
C
6:108.
Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan.
6:108.
Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.
6:108.
WE LA TESUBBUL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNI ELLAHI FEJESUBBU ELLAHE ‘ADWEN BIGAJRI ‘ILMIN KEDHALIKE ZEJJENNA LIKULLI ‘UMMETIN ‘AMELEHUM THUMME ‘ILA RABBIHIM MERXHI’UHUM FEJUNEBBI’UHUM BIMA KANU JA’MELUNE
C
6:109.
Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.
6:109.
Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t’u vijë një mrekulli, do të besojnë?
6:109.
WE ‘EKSEMU BILLAHI XHEHDE ‘EJMANIHIM LE’IN XHA’ET/HUM ‘AJETUN LEJU’UMINUNNE BIHA KUL ‘INNEMAL-’AJATU ‘INDEL-LAHI WE MA JUSH’IRUKUM ‘ENNEHA ‘IDHA XHA’ET LA JU’UMINUNE
C
6:110.
Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur'anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.
6:110.
Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.
6:110.
WE NUKALLIBU ‘EF’IDETEHUM WE ‘EBSAREHUM KEMA LEM JU’UMINU BIHI ‘EWWELE MERRETIN WE NEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
C
6:111.
E edhe sikur t'ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t'u flitnin të vdekurit, t'u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).
6:111.
Edhe sikur t’u dërgonim atyre engjëjt, t’i bënim të vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur.
6:111.
WE LEW ‘ENNENA NEZZELNA ‘ILEJHIMUL-MELA’IKETE WE KELLEMEHUMUL-MEWTA WE HESHERNA ‘ALEJHIM KULLE SHEJ’IN KUBULEN MA KANU LIJU’UMINU ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM JEXHHELUNE
C
6:112.
Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.
6:112.
Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.
6:112.
WE KEDHELIKE XHE’ALNA LIKULLI NEBIJIN ‘ADUWEN SHEJATINEL-’INSI WEL-XHINNI JUHI BA’DUHUM ‘ILA BA’DIN ZUHRUFEL-KAWLI GURURAN WE LEW SHA’E REBBUKE MA FE’ALUHU FEDHERHUM WE MA JEFTERUNE