Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53. A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53. ‘EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE’IDHEN LA JU’UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C 4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54. A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54. ‘EM JEHSUDUNE EN-NASE ‘ALA MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD ‘ATEJNA ‘ALE ‘IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ATEJNAHUM MULKEN ‘ADHIMAN
C 4:55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55. Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55. FEMINHUM MEN ‘AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE ‘ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA’IREN
C 4:56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56. Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-’ADHABE ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AZIZÆN HEKIMÆN
C 4:57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
4:57. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t’i shpiem në hije të dendura.
4:57. WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILAN
C 4:58. All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
4:58. Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!
4:58. ‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TU’UEDDUL-’EMANATI ‘ILA ‘EHLIHA WE ‘IDHA HEKEMTUM BEJNE EN-NASI ‘EN TEHKUMU BIL-’ADLI ‘INNALL-LLAHE NI’IMMA JA’IDHUKUM BIHI ‘INNALL-LLAHE KANE SEMI’EN BESIRAN
C 4:59. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
4:59. O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.
4:59. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE ‘ULIL-’EMRI MINKUM FE’IN TENAZA’TUM FI SHEJ’IN FERUDDUHU ‘ILA ELLAHI WE ER-RESULI ‘IN KUNTUM TU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI DHALIKE HAJRUN WE ‘EHSENU TE’WILEN
C 4:60. A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.
4:60. A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.
4:60. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JEZ’UMUNE ‘ENNEHUM ‘AMENU BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MA ‘UNZILE MIN KABLIKE JURIDUNE ‘EN JETEHAKEMU ‘ILAT-TAGUTI WE KAD ‘UMIRU ‘EN JEKFURU BIHI WE JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUDILLEHUM DELALEN BA’IDAN
C 4:61. Kur u thuhet atyre: "Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!" i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.
4:61. Po kur u thuhet atyre: “Ejani tek ajo që ka shpallur Allahu dhe tek i Dërguari”, i sheh hipokritët se si largohen prej teje me neveri.
4:61. WE ‘IDHA KILE LEHUM TA’ALEW ‘ILA MA ‘ENZELEL-LAHU WE ‘ILA ER-RESULI RE’EJTEL-MUNAFIKINE JESUDDUNE ‘ANKE SUDUDEN
C 4:62. E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t'i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t'u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: "Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim" (e jo refuzimin e gjykimit Tënd).
4:62. Si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë fatkeqësia, për shkak të asaj që vetë kanë punuar e të vijnë te ti, duke u betuar në Allahun e duke thënë: “Ne kemi dashur vetëm të bëjmë mirësi dhe pajtim”?!
4:62. FEKEJFE ‘IDHA ‘ESABET/HUM MUSIBETUN BIMA KADDEMET ‘EJDIHIM THUMME XHA’UKE JEHLIFUNE BILLAHI ‘IN ‘EREDNA ‘ILLA ‘IHSANEN WE TEWFIKAN
C 4:63. Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po, ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.
4:63. Këta janë ata për të cilët Allahu e di se ç’kanë në zemrat e tyre. Largohu prej tyre, këshilloji dhe thuaju fjalë që i prekin në zemër.
4:63. ‘ULA’IKEL-LEDHINE JA’LEMU ELLAHU MA FI KULUBIHIM FE’A’RID ‘ANHUM WE ‘IDHHUM WE KUL LEHUM FI ‘ENFUSIHIM KAWLEN BELIGAN