U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
4:48.
S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
4:48.
Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.
4:48.
‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA ‘ITHMEN ‘ADHIMAN
C
4:49.
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
4:49.
A nuk i ke parë ata që e kujtojnë veten të dëlirë? Jo, Allahu dëlir kë të dojë dhe askush nuk do të pësojë as padrejtësinë më të vogël.
4:49.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE ‘ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA’U WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C
4:50.
Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50.
Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50.
ENDHUR KEJFE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI ‘ITHMEN MUBINAN
C
4:51.
A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
4:51.
A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë”.
4:51.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JU’UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA’UULA’ ‘EHDA MINEL-LEDHINE ‘AMENU SEBILAN
C
4:52.
Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52.
Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues.
4:52.
‘ULA’IKEL-LEDHINE LE’ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL’ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C
4:53.
A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53.
A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53.
‘EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE’IDHEN LA JU’UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C
4:54.
A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54.
A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54.
‘EM JEHSUDUNE EN-NASE ‘ALA MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD ‘ATEJNA ‘ALE ‘IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ATEJNAHUM MULKEN ‘ADHIMAN
C
4:55.
Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55.
Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55.
FEMINHUM MEN ‘AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE ‘ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA’IREN
C
4:56.
Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56.
Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-’ADHABE ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AZIZÆN HEKIMÆN
C
4:57.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
4:57.
Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t’i shpiem në hije të dendura.
4:57.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILAN
C
4:58.
All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
4:58.
Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!
4:58.
‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TU’UEDDUL-’EMANATI ‘ILA ‘EHLIHA WE ‘IDHA HEKEMTUM BEJNE EN-NASI ‘EN TEHKUMU BIL-’ADLI ‘INNALL-LLAHE NI’IMMA JA’IDHUKUM BIHI ‘INNALL-LLAHE KANE SEMI’EN BESIRAN