Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:44. A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
4:44. A nuk i sheh ti (o Muhamed!) ata që iu është dhënë një pjesë prej Librit? Ata e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e drejtë.
4:44. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JESHTERUNE ED-DELALETE WE JURIDUNE ‘EN TEDILLU ES-SEBILE
C 4:45. All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
4:45. Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
4:45. WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’A’DA’IKUM WE KEFA BILLAHI WELIJEN WE KEFA BILLAHI NESIRAN
C 4:46. Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
4:46. Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra’iná!”, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.
4:46. MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE JEKULUNE SEMI’NA WE ‘ASEJNA WE ESMA’ GAJRE MUSMA’IN WE RA’INA LEJJEN BI’ELSINETIHIM WE TA’NAN FI ED-DINI WE LEW ‘ENNEHUM KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ESMA’ WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE ‘EKWEME WE LEKIN LE’ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILÆN
C 4:47. O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
4:47. O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t’jua fshijmë fytyrat e t’jua kthejmë prapa ose t’ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e Sabatit. Urdhri i Allahut do të zbatohet doemos.
4:47. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKEN LIMA ME’AKUM MIN KABLI ‘EN NETMISE WUXHUHAN FENERUDDEHA ‘ALA ‘EDBARIHA ‘EW NEL’ANEHUM KEMA LE’ANNA ‘ESHABE ES-SEBTI WE KANE ‘EMRU ELLAHI MEF’ULÆN
C 4:48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
4:48. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.
4:48. ‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA ‘ITHMEN ‘ADHIMAN
C 4:49. A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
4:49. A nuk i ke parë ata që e kujtojnë veten të dëlirë? Jo, Allahu dëlir kë të dojë dhe askush nuk do të pësojë as padrejtësinë më të vogël.
4:49. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE ‘ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA’U WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C 4:50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50. Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50. ENDHUR KEJFE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI ‘ITHMEN MUBINAN
C 4:51. A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
4:51. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë”.
4:51. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JU’UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA’UULA’ ‘EHDA MINEL-LEDHINE ‘AMENU SEBILAN
C 4:52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues.
4:52. ‘ULA’IKEL-LEDHINE LE’ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL’ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C 4:53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53. A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53. ‘EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE’IDHEN LA JU’UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C 4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54. A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54. ‘EM JEHSUDUNE EN-NASE ‘ALA MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD ‘ATEJNA ‘ALE ‘IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ATEJNAHUM MULKEN ‘ADHIMAN