U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
4:40.
S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
4:40.
Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.
4:40.
‘INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU MITHKALE DHERRETIN WE ‘IN TEKU HESENETEN JUDA’IFHA WE JU’UTI MIN LEDUNHU ‘EXHREN ‘ADHIMAN
C
4:41.
Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
4:41.
Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!
4:41.
FEKEJFE ‘IDHA XHI’NA MIN KULLI ‘UMMETIN BISHEHIDIN WE XHI’NA BIKE ‘ALA HA’UULA’ SHEHIDEN
C
4:42.
Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
4:42.
Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur të Dërguarit, do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën, por Allahut nuk mund t’i fshehin asnjë fjalë.
4:42.
JEWME’IDHIN JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU WE ‘ASEW ER-RESULE LEW TUSEWWA BIHIMUL-’ERDU WE LA JEKTUMUNEL-LAHE HEDITHEN
C
4:43.
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
4:43.
O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër (xhynyb) - përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni. Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:43.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKREBU ES-SELETE WE ‘ENTUM SUKARA HETTA TA’LEMU MA TEKULUNE WE LA XHUNUBAN ‘ILLA ‘ABIRI SEBILIN HETTA TEGTESILU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWÆN GAFURÆN
C
4:44.
A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
4:44.
A nuk i sheh ti (o Muhamed!) ata që iu është dhënë një pjesë prej Librit? Ata e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e drejtë.
4:44.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JESHTERUNE ED-DELALETE WE JURIDUNE ‘EN TEDILLU ES-SEBILE
C
4:45.
All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
4:45.
Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
4:45.
WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’A’DA’IKUM WE KEFA BILLAHI WELIJEN WE KEFA BILLAHI NESIRAN
C
4:46.
Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
4:46.
Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra’iná!”, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.
4:46.
MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE JEKULUNE SEMI’NA WE ‘ASEJNA WE ESMA’ GAJRE MUSMA’IN WE RA’INA LEJJEN BI’ELSINETIHIM WE TA’NAN FI ED-DINI WE LEW ‘ENNEHUM KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ESMA’ WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE ‘EKWEME WE LEKIN LE’ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILÆN
C
4:47.
O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur'anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t'ua fshijmë shqisat) dhe t'i rrotullojmë ose t'i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.
4:47.
O ju, të cilëve ju është dhënë Libri! Besoni atë që kemi zbritur si vërtetues të asaj që keni në duar para se t’jua fshijmë fytyrat e t’jua kthejmë prapa ose t’ju mallkojmë ashtu siç i mallkuam shkelësit e Sabatit. Urdhri i Allahut do të zbatohet doemos.
4:47.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE ‘AMINU BIMA NEZZELNA MUSEDDIKEN LIMA ME’AKUM MIN KABLI ‘EN NETMISE WUXHUHAN FENERUDDEHA ‘ALA ‘EDBARIHA ‘EW NEL’ANEHUM KEMA LE’ANNA ‘ESHABE ES-SEBTI WE KANE ‘EMRU ELLAHI MEF’ULÆN
C
4:48.
S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.
4:48.
Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.
4:48.
‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKADI EFTERA ‘ITHMEN ‘ADHIMAN
C
4:49.
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.
4:49.
A nuk i ke parë ata që e kujtojnë veten të dëlirë? Jo, Allahu dëlir kë të dojë dhe askush nuk do të pësojë as padrejtësinë më të vogël.
4:49.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JUZEKKUNE ‘ENFUSEHUM BELI ELLAHU JUZEKKI MEN JESHA’U WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C
4:50.
Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50.
Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50.
ENDHUR KEJFE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI ‘ITHMEN MUBINAN