Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
4:36. Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë;
4:36. WE A’BUDU ELLAHE WE LA TUSHRIKU BIHI SHEJ’EN WE BIL-WALIDEJNI ‘IHSANAN WE BIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WEL-XHARI DHIL-KURBA WEL-XHARIL-XHUNUBI WE ES-SAHIBI BIL-XHENBI WE EBNI ES-SEBILI WE MA MELEKET ‘EJMANUKUM ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE MUHTALÆN FEHURÆN
C 4:37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
4:37. (e as) ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.
4:37. EL-LEDHINE JEBHALUNE WE JE’MURUNE EN-NASE BIL-BUHLI WE JEKTUMUNE MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE ‘ADHABEN MUHINAN
C 4:38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
4:38. (Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!
4:38. WEL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM RI’A’E EN-NASI WE LA JU’UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-’AHIRI WE MEN JEKUNI ESH-SHEJTANU LEHU KARINEN FESA’E KARINAN
C 4:39. Dhe çka do t'i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që iu dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.
4:39. E ç’dëm do të kishin ata sikur të besonin Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe të ndanin nga pasuria që u ka dhënë Allahu?! Allahu di çdo gjë për ta.
4:39. WE MADHA ‘ALEJHIM LEW ‘AMENU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘ENFEKU MIMMA REZEKAHUMU ELLAHU WE KANEL-LAHU BIHIM ‘ALIMEN
C 4:40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.
4:40. Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.
4:40. ‘INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU MITHKALE DHERRETIN WE ‘IN TEKU HESENETEN JUDA’IFHA WE JU’UTI MIN LEDUNHU ‘EXHREN ‘ADHIMAN
C 4:41. Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
4:41. Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!
4:41. FEKEJFE ‘IDHA XHI’NA MIN KULLI ‘UMMETIN BISHEHIDIN WE XHI’NA BIKE ‘ALA HA’UULA’ SHEHIDEN
C 4:42. Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
4:42. Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur të Dërguarit, do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën, por Allahut nuk mund t’i fshehin asnjë fjalë.
4:42. JEWME’IDHIN JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU WE ‘ASEW ER-RESULE LEW TUSEWWA BIHIMUL-’ERDU WE LA JEKTUMUNEL-LAHE HEDITHEN
C 4:43. O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.
4:43. O besimtarë! Mos u falni kur jeni të dehur, prisni të kthjelloheni e të dini se ç’flisni; as kur jeni të papastër (xhynyb) - përveçse nëse jeni duke udhëtuar, derisa të laheni. Dhe, nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë ose keni kryer nevojën natyrore, ose keni bërë marrëdhënie me gra dhe nuk gjeni ujë, atëherë fërkoni fytyrën dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:43. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TEKREBU ES-SELETE WE ‘ENTUM SUKARA HETTA TA’LEMU MA TEKULUNE WE LA XHUNUBAN ‘ILLA ‘ABIRI SEBILIN HETTA TEGTESILU WE ‘IN KUNTUM MERDA ‘EW ‘ALA SEFERIN ‘EW XHA’E ‘EHEDUN MINKUM MINEL-GA’ITI ‘EW LAMESTUMU EN-NISA’ FELEM TEXHIDU MA’EN FETEJEMMEMU SA’IDÆN TEJJIBÆN FAMSEHU BIWUXHUHIKUM WE ‘EJDIKUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWÆN GAFURÆN
C 4:44. A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?
4:44. A nuk i sheh ti (o Muhamed!) ata që iu është dhënë një pjesë prej Librit? Ata e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e drejtë.
4:44. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JESHTERUNE ED-DELALETE WE JURIDUNE ‘EN TEDILLU ES-SEBILE
C 4:45. All-llahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihmëtar i juaji.
4:45. Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.
4:45. WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’A’DA’IKUM WE KEFA BILLAHI WELIJEN WE KEFA BILLAHI NESIRAN
C 4:46. Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë): "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: "Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona", do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).
4:46. Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra’iná!”, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.
4:46. MINEL-LEDHINE HADU JUHERRIFUNEL-KELIME ‘AN MEWADI’IHI WE JEKULUNE SEMI’NA WE ‘ASEJNA WE ESMA’ GAJRE MUSMA’IN WE RA’INA LEJJEN BI’ELSINETIHIM WE TA’NAN FI ED-DINI WE LEW ‘ENNEHUM KALU SEMI’NA WE ‘ETA’NA WE ESMA’ WE ENDHURNA LEKANE HAJRÆN LEHUM WE ‘EKWEME WE LEKIN LE’ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILÆN