Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:50. Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.
4:50. Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Allahut. Mjafton kjo shpifje si gjynah i qartë.
4:50. ENDHUR KEJFE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE KEFA BIHI ‘ITHMEN MUBINAN
C 4:51. A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: "Këta janë në rrugë më të drejtë, se ata që besuan!"
4:51. A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë”.
4:51. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE ‘UTU NESIBEN MINEL-KITABI JU’UMINUNE BIL-XHIBTI WET-TAGUTI WE JEKULUNE LILLEDHINE KEFERU HA’UULA’ ‘EHDA MINEL-LEDHINE ‘AMENU SEBILAN
C 4:52. Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë.
4:52. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues.
4:52. ‘ULA’IKEL-LEDHINE LE’ANEHUMU ELLAHU WE MEN JEL’ANI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU NESIREN
C 4:53. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata atëherë nuk do t'u jepnin njerëzve as sa grimca.
4:53. A do të kenë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.
4:53. ‘EM LEHUM NESIBUN MINEL-MULKI FE’IDHEN LA JU’UTUNE EN-NASE NEKIRAN
C 4:54. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.
4:54. A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.
4:54. ‘EM JEHSUDUNE EN-NASE ‘ALA MA ‘ATAHUMU ELLAHU MIN FEDLIHI FEKAD ‘ATEJNA ‘ALE ‘IBRAHIMEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ATEJNAHUM MULKEN ‘ADHIMAN
C 4:55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i xhehennemit.
4:55. Disa prej tyre e besuan atë e disa iu shmangën atij. Për ata mjafton Xhehenemi përcëllues.
4:55. FEMINHUM MEN ‘AMENE BIHI WE MINHUM MEN SEDDE ‘ANHU WE KEFA BIXHEHENNEME SA’IREN
C 4:56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.
4:56. Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
4:56. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATINA SEWFE NUSLIHIM NAREN KULLEMA NEDIXHET XHULUDUHUM BEDDELNAHUM XHULUDAN GAJREHA LIJEDHUKUL-’ADHABE ‘INNALL-LLAHE KANE ‘AZIZÆN HEKIMÆN
C 4:57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
4:57. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe Ne do t’i shpiem në hije të dendura.
4:57. WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE NUDHILUHUM DHILLA DHELILAN
C 4:58. All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.
4:58. Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!
4:58. ‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TU’UEDDUL-’EMANATI ‘ILA ‘EHLIHA WE ‘IDHA HEKEMTUM BEJNE EN-NASI ‘EN TEHKUMU BIL-’ADLI ‘INNALL-LLAHE NI’IMMA JA’IDHUKUM BIHI ‘INNALL-LLAHE KANE SEMI’EN BESIRAN
C 4:59. O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.
4:59. O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.
4:59. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE WE ‘ULIL-’EMRI MINKUM FE’IN TENAZA’TUM FI SHEJ’IN FERUDDUHU ‘ILA ELLAHI WE ER-RESULI ‘IN KUNTUM TU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI DHALIKE HAJRUN WE ‘EHSENU TE’WILEN
C 4:60. A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi.
4:60. A nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ato. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.
4:60. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE JEZ’UMUNE ‘ENNEHUM ‘AMENU BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MA ‘UNZILE MIN KABLIKE JURIDUNE ‘EN JETEHAKEMU ‘ILAT-TAGUTI WE KAD ‘UMIRU ‘EN JEKFURU BIHI WE JURIDU ESH-SHEJTANU ‘EN JUDILLEHUM DELALEN BA’IDAN