Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
20:29. Më jep një ndihmës nga familja ime,
20:29. WE EXH’AL LI WEZIREN MIN ‘EHLI
C 20:30. Harunin, vëllain tim,
20:30. Harunin, vëllanë tim!
20:30. HARUNE ‘EHI
C 20:31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
20:31. Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij
20:31. ESHDUD BIHI ‘EZRI
C 20:32. Bëma shok atë në punën time,
20:32. dhe bëma ortak në punën time,
20:32. WE ‘ESHRIK/HU FI ‘EMRI
C 20:33. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
20:33. që të thurim shumë lavde për Ty
20:33. KEJ NUSEBBIHEKE KETHIREN
C 20:34. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
20:34. e të të përmendim Ty vazhdimisht!
20:34. WE NEDHKUREKE KETHIREN
C 20:35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
20:35. Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.
20:35. ‘INNEKE KUNTE BINA BESIREN
C 20:36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
20:36. (Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!
20:36. KALE KAD ‘UTITE SU’ULEKE JA MUSA
C 20:37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë.
20:37. Edhe më parë, Ne të kemi bërë mirë ty,
20:37. WE LEKAD MENENNA ‘ALEJKE MERRETEN ‘UHRA
C 20:38. Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).
20:38. kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua:
20:38. ‘IDH ‘EWHEJNA ‘ILA ‘UMMIKE MA JUHA
C 20:39. (Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time".
20:39. “Vëre atë (foshnjën) në një sënduk e hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armiku Im dhe armiku i tij.” Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.
20:39. ‘ENI EKDHIFIHI FIT-TABUTI FAKDHIFIHI FIL-JEMMI FELJULKIHIL-JEMMU BIS-SAHILI JE’HUDH/HU ‘ADUWUN LI WE’ADUWUN LEHU WE ‘ELKAJTU ‘ALEJKE MEHEBBETEN MINNI WE LITUSNE’A ‘ALA ‘AJNI