Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
20:26. lehtësoma punën time,
20:26. WE JESSIR LI ‘EMRI
C 20:27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
20:27. dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime,
20:27. WE EHLUL ‘UKDETEN MIN LISANI
C 20:28. Që ta kuptojnë fjalën time!
20:28. që ata të kuptojnë fjalën time!
20:28. JEFKAHU KAWLI
C 20:29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
20:29. Më jep një ndihmës nga familja ime,
20:29. WE EXH’AL LI WEZIREN MIN ‘EHLI
C 20:30. Harunin, vëllain tim,
20:30. Harunin, vëllanë tim!
20:30. HARUNE ‘EHI
C 20:31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
20:31. Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij
20:31. ESHDUD BIHI ‘EZRI
C 20:32. Bëma shok atë në punën time,
20:32. dhe bëma ortak në punën time,
20:32. WE ‘ESHRIK/HU FI ‘EMRI
C 20:33. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë,
20:33. që të thurim shumë lavde për Ty
20:33. KEJ NUSEBBIHEKE KETHIREN
C 20:34. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh.
20:34. e të të përmendim Ty vazhdimisht!
20:34. WE NEDHKUREKE KETHIREN
C 20:35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët".
20:35. Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë”.
20:35. ‘INNEKE KUNTE BINA BESIREN
C 20:36. Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo që kërkove!"
20:36. (Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!
20:36. KALE KAD ‘UTITE SU’ULEKE JA MUSA