Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:22. Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
20:22. Fute dorën tënde nën sqetull: ajo do të dalë e bardhë, pa kurrfarë sëmundjeje. Ja, kjo është një shenjë tjetër,
20:22. WE EDMUM JEDEKE ‘ILA XHENAHIKE TEHRUXH BEJDA’E MIN GAJRI SU’IN ‘AJETEN ‘UHRA
C 20:23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
20:23. për të të treguar ty të tjera mrekulli Tonat edhe më të mëdha!
20:23. LINURIJEKE MIN ‘AJATINAL-KUBRA
C 20:24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".
20:24. Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë”.
20:24. EDH/HEB ‘ILA FIR’AWNE ‘INNEHU TEGA
C 20:25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
20:25. (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim,
20:25. KALE RABBI ESHREH LI SEDRI
C 20:26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
20:26. lehtësoma punën time,
20:26. WE JESSIR LI ‘EMRI
C 20:27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
20:27. dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime,
20:27. WE EHLUL ‘UKDETEN MIN LISANI
C 20:28. Që ta kuptojnë fjalën time!
20:28. që ata të kuptojnë fjalën time!
20:28. JEFKAHU KAWLI
C 20:29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,
20:29. Më jep një ndihmës nga familja ime,
20:29. WE EXH’AL LI WEZIREN MIN ‘EHLI
C 20:30. Harunin, vëllain tim,
20:30. Harunin, vëllanë tim!
20:30. HARUNE ‘EHI
C 20:31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,
20:31. Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij
20:31. ESHDUD BIHI ‘EZRI
C 20:32. Bëma shok atë në punën time,
20:32. dhe bëma ortak në punën time,
20:32. WE ‘ESHRIK/HU FI ‘EMRI