Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:18. Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera.
20:18. Ai u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilin mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë të tjera.”
20:18. KALE HIJE ‘ASAJE ‘ETEWEKKE’U ‘ALEJHA WE ‘EHUSHSHU BIHA ‘ALA GANEMI WE LIJE FIHA ME’ARIBU ‘UHRA
C 20:19. Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atë, O Musa!"
20:19. (Allahu) i tha: “Hidhe atë, Musa!”
20:19. KALE ‘ELKIHA JA MUSA
C 20:20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
20:20. Ai e hodhi atë dhe, menjëherë, (shkopi) u bë gjarpër që zvarritej.
20:20. FE’ELKAHA FE’IDHA HIJE HEJJETUN TES’A
C 20:21. (All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!"
20:21. (Allahu) i tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e tij të mëparshme.
20:21. KALE HUDH/HA WE LA TEHAF SENU’IDUHA SIRETEHAL-’ULA
C 20:22. Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.
20:22. Fute dorën tënde nën sqetull: ajo do të dalë e bardhë, pa kurrfarë sëmundjeje. Ja, kjo është një shenjë tjetër,
20:22. WE EDMUM JEDEKE ‘ILA XHENAHIKE TEHRUXH BEJDA’E MIN GAJRI SU’IN ‘AJETEN ‘UHRA
C 20:23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.
20:23. për të të treguar ty të tjera mrekulli Tonat edhe më të mëdha!
20:23. LINURIJEKE MIN ‘AJATINAL-KUBRA
C 20:24. "Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)".
20:24. Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë”.
20:24. EDH/HEB ‘ILA FIR’AWNE ‘INNEHU TEGA
C 20:25. Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim!
20:25. (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim,
20:25. KALE RABBI ESHREH LI SEDRI
C 20:26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!
20:26. lehtësoma punën time,
20:26. WE JESSIR LI ‘EMRI
C 20:27. Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime!
20:27. dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime,
20:27. WE EHLUL ‘UKDETEN MIN LISANI
C 20:28. Që ta kuptojnë fjalën time!
20:28. që ata të kuptojnë fjalën time!
20:28. JEFKAHU KAWLI