Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.
20:7. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.
20:7. WE ‘IN TEXHHER BIL-KAWLI FE’INNEHU JA’LEMU ES-SIRRE WE ‘EHFA
C 20:8. Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.
20:8. Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.
20:8. ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE LEHUL-’ESMA’UL-HUSNA
C 20:9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait?
20:9. A e ke dëgjuar historinë e Musait?
20:9. WE HEL ‘ETAKE HEDITHU MUSA
C 20:10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".
20:10. Kur pa një zjarr, ai i tha familjes së vet: “Rrini këtu, sepse pashë një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell një urë të ndezur ose të gjej pranë tij ndonjë udhërrëfyes”.
20:10. ‘IDH RE’A NAREN FEKALE LI’HLIHI EMKUTHU ‘INNI ‘ANESTU NARAN LE’ALLI ‘ATIKUM MINHA BIKABESIN ‘EW ‘EXHIDU ‘ALA EN-NARI HUDEN
C 20:11. E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"
20:11. Kur arriti te zjarri, një zë e thirri: “O Musa!
20:11. FELEMMA ‘ETAHA NUDI JA MUSA
C 20:12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
20:12. Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë.
20:12. ‘INNI ‘ENA REBBUKE FAHLA’ NA’LEJKE ‘INNEKE BIL-WADIL-MUKADDESI TUWEN
C 20:13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!
20:13. Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!
20:13. WE ‘ENA EHTERTUKE FASTEMI’ LIMA JUHA
C 20:14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
20:14. Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!
20:14. ‘INNENI ‘ENALLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENA FA’BUDNI WE ‘EKIMI ES-SELETE LIDHIKRI
C 20:15. S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
20:15. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, por Unë e mbaj tepër të fshehur, që secili të shpërblehet për atë që ka bërë.
20:15. ‘INNE ES-SA’ATE ‘ATIJETUN ‘EKADU ‘UHFIHA LITUXHZA KULLU NEFSIN BIMA TES’A
C 20:16. Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
20:16. Prandaj, mos e lër atë që nuk beson në të (Ditën e Kiametit) dhe që jepet pas epsheve të veta, të të nxjerrë (nga rruga e drejtë), përndryshe do të humbisje.
20:16. FELA JESUDDENNEKE ‘ANHA MEN LA JU’UMINU BIHA WE ETTEBE’A HEWAHU FETERDA
C 20:17. O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde?
20:17. Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?”
20:17. WE MA TILKE BIJEMINIKE JA MUSA