U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
20:10.
Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t'ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes".
20:10.
Kur pa një zjarr, ai i tha familjes së vet: “Rrini këtu, sepse pashë një zjarr! Ndoshta mund t’ju sjell një urë të ndezur ose të gjej pranë tij ndonjë udhërrëfyes”.
20:10.
‘IDH RE’A NAREN FEKALE LI’HLIHI EMKUTHU ‘INNI ‘ANESTU NARAN LE’ALLI ‘ATIKUM MINHA BIKABESIN ‘EW ‘EXHIDU ‘ALA EN-NARI HUDEN
C
20:11.
E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa!"
20:11.
Kur arriti te zjarri, një zë e thirri: “O Musa!
20:11.
FELEMMA ‘ETAHA NUDI JA MUSA
C
20:12.
Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.
20:12.
Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë.
20:12.
‘INNI ‘ENA REBBUKE FAHLA’ NA’LEJKE ‘INNEKE BIL-WADIL-MUKADDESI TUWEN
C
20:13.
Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!
20:13.
Unë të kam zgjedhur ty, prandaj dëgjo atë që po të shpallet!
20:13.
WE ‘ENA EHTERTUKE FASTEMI’ LIMA JUHA
C
20:14.
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
20:14.
Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!
20:14.
‘INNENI ‘ENALLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENA FA’BUDNI WE ‘EKIMI ES-SELETE LIDHIKRI
C
20:15.
S'ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t'u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.
20:15.
Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, por Unë e mbaj tepër të fshehur, që secili të shpërblehet për atë që ka bërë.
20:15.
‘INNE ES-SA’ATE ‘ATIJETUN ‘EKADU ‘UHFIHA LITUXHZA KULLU NEFSIN BIMA TES’A
C
20:16.
Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.
20:16.
Prandaj, mos e lër atë që nuk beson në të (Ditën e Kiametit) dhe që jepet pas epsheve të veta, të të nxjerrë (nga rruga e drejtë), përndryshe do të humbisje.
20:16.
FELA JESUDDENNEKE ‘ANHA MEN LA JU’UMINU BIHA WE ETTEBE’A HEWAHU FETERDA
C
20:17.
O Musa, ç'është ajo që e ke në të djathtën tënde?
20:17.
Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?”
20:17.
WE MA TILKE BIJEMINIKE JA MUSA
C
20:18.
Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera.
20:18.
Ai u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilin mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë të tjera.”
20:18.
KALE HIJE ‘ASAJE ‘ETEWEKKE’U ‘ALEJHA WE ‘EHUSHSHU BIHA ‘ALA GANEMI WE LIJE FIHA ME’ARIBU ‘UHRA
C
20:19.
Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atë, O Musa!"
20:19.
(Allahu) i tha: “Hidhe atë, Musa!”
20:19.
KALE ‘ELKIHA JA MUSA
C
20:20.
Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.
20:20.
Ai e hodhi atë dhe, menjëherë, (shkopi) u bë gjarpër që zvarritej.
20:20.
FE’ELKAHA FE’IDHA HIJE HEJJETUN TES’A