U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:202.
Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
‘ULA’IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI’UL-HISABI
C
2:203.
All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203.
Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203.
WE EDHKURU ELLAHE FI ‘EJJAMIN MA’DUDATIN FEMEN TE’AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA ‘ITHME ‘ALEJHI WE MEN TE’EHHARE FELA ‘ITHME ‘ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEKUM ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C
2:204.
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204.
Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204.
WE MINE EN-NASI MEN JU’XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE ‘ALA MA FI KALBIHI WE HUWE ‘ELEDDUL-HISAMI
C
2:205.
E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205.
E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205.
WE ‘IDHA TEWELLA SA’A FIL-’ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE
C
2:206.
Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
2:206.
Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
2:206.
WE ‘IDHA KILE LEHU ETTEKI ELLAHE ‘EHADHET/HUL-’IZZETU BIL-’ITHMI FEHESBUHU XHEHENNEMU WE LEBI’SEL-MIHADU
C
2:207.
Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
2:207.
Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.
2:207.
WE MINE EN-NASI MEN JESHRI NEFSEHU EBTIGA’E MERDETI ELLAHI WEL-LAHU RE’UFUN BIL-’IBADI
C
2:208.
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
2:208.
O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.
2:208.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHULU FI ES-SILMI KAFFETEN WE LA TETTEBI’U HUTUWATI ESH-SHEJTANI ‘INNEHU LEKUM ‘ADUWUN MUBINUN
C
2:209.
E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
2:209.
E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:209.
FE’IN ZELELTUM MIN BA’DI MA XHA’ETKUMUL-BEJJINATU FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C
2:210.
Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t'ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
2:210.
E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?! Atëherë merr fund puna! Tek Allahu kthehen të gjitha punët.
2:210.
HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN JE’TIJEHUMU ELLAHU FI DHULELIN MINEL-GAMAMI WEL-MELA’IKETU WE KUDIJEL-’EMRU WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C
2:211.
Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t'i ketë ardhur ajo, s'ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
2:211.
Pyeti bijtë e IzrElit: sa shenja të qarta u kemi dërguar Ne atyre? Ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen. Vërtet, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
2:211.
SEL BENI ‘ISRA’ILE KEM ‘ATEJNAHUM MIN ‘AJETIN BEJJINETIN WE MEN JUBEDDIL NI’METEL-LAHI MIN BA’DI MA XHA’ET/HU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C
2:212.
Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
2:212.
Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët. Por njerëzit që i frikësohen Allahut, do të jenë mbi ata - në Ditën e Kiametit. Allahu begaton pa kufi kë të dojë.
2:212.
ZUJJINE LILLEDHINE KEFERUL-HEJETU ED-DUNJA WE JESHARUNE MINEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE ETTEKAW FEWKAHUM JEWMEL-KIJAMETI WEL-LAHU JERZUKU MEN JESHA’U BIGAJRI HISABIN