U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:199.
Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
2:199.
Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:199.
THUMME ‘EFIDU MIN HEJTHU ‘EFADE EN-NASU WE ESTEGFIRU ELLAHE ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:200.
E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
2:200.
Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër.
2:200.
FE’IDHA KADEJTUM MENASIKEKUM FADHKURU ELLAHE KEDHIKRIKUM ‘ABA’EKUM ‘EW ‘ESHEDDE DHIKREN FEMINE EN-NASI MEN JEKULU REBBENA ‘ATINA FI ED-DUNJA WE MA LEHU FIL-’AHIRETI MIN HALAKIN
C
2:201.
E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201.
Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201.
WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA ‘ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-’AHIRETI HESENETEN WE KINA ‘ADHABE EN-NARI
C
2:202.
Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
‘ULA’IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI’UL-HISABI
C
2:203.
All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203.
Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203.
WE EDHKURU ELLAHE FI ‘EJJAMIN MA’DUDATIN FEMEN TE’AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA ‘ITHME ‘ALEJHI WE MEN TE’EHHARE FELA ‘ITHME ‘ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEKUM ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C
2:204.
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204.
Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204.
WE MINE EN-NASI MEN JU’XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE ‘ALA MA FI KALBIHI WE HUWE ‘ELEDDUL-HISAMI
C
2:205.
E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205.
E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205.
WE ‘IDHA TEWELLA SA’A FIL-’ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE
C
2:206.
Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
2:206.
Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
2:206.
WE ‘IDHA KILE LEHU ETTEKI ELLAHE ‘EHADHET/HUL-’IZZETU BIL-’ITHMI FEHESBUHU XHEHENNEMU WE LEBI’SEL-MIHADU
C
2:207.
Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
2:207.
Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.
2:207.
WE MINE EN-NASI MEN JESHRI NEFSEHU EBTIGA’E MERDETI ELLAHI WEL-LAHU RE’UFUN BIL-’IBADI
C
2:208.
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
2:208.
O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.
2:208.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHULU FI ES-SILMI KAFFETEN WE LA TETTEBI’U HUTUWATI ESH-SHEJTANI ‘INNEHU LEKUM ‘ADUWUN MUBINUN
C
2:209.
E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
2:209.
E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:209.
FE’IN ZELELTUM MIN BA’DI MA XHA’ETKUMUL-BEJJINATU FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE ‘AZIZUN HEKIMUN