Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:201. E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201. WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA ‘ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-’AHIRETI HESENETEN WE KINA ‘ADHABE EN-NARI
C 2:202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202. Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202. ‘ULA’IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI’UL-HISABI
C 2:203. All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203. Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203. WE EDHKURU ELLAHE FI ‘EJJAMIN MA’DUDATIN FEMEN TE’AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA ‘ITHME ‘ALEJHI WE MEN TE’EHHARE FELA ‘ITHME ‘ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEKUM ‘ILEJHI TUHSHERUNE
C 2:204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204. Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204. WE MINE EN-NASI MEN JU’XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE ‘ALA MA FI KALBIHI WE HUWE ‘ELEDDUL-HISAMI
C 2:205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205. E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205. WE ‘IDHA TEWELLA SA’A FIL-’ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE
C 2:206. Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
2:206. Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
2:206. WE ‘IDHA KILE LEHU ETTEKI ELLAHE ‘EHADHET/HUL-’IZZETU BIL-’ITHMI FEHESBUHU XHEHENNEMU WE LEBI’SEL-MIHADU
C 2:207. Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
2:207. Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.
2:207. WE MINE EN-NASI MEN JESHRI NEFSEHU EBTIGA’E MERDETI ELLAHI WEL-LAHU RE’UFUN BIL-’IBADI
C 2:208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
2:208. O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.
2:208. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU EDHULU FI ES-SILMI KAFFETEN WE LA TETTEBI’U HUTUWATI ESH-SHEJTANI ‘INNEHU LEKUM ‘ADUWUN MUBINUN
C 2:209. E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
2:209. E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:209. FE’IN ZELELTUM MIN BA’DI MA XHA’ETKUMUL-BEJJINATU FA’LEMU ‘ENNEL-LAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 2:210. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t'ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
2:210. E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?! Atëherë merr fund puna! Tek Allahu kthehen të gjitha punët.
2:210. HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN JE’TIJEHUMU ELLAHU FI DHULELIN MINEL-GAMAMI WEL-MELA’IKETU WE KUDIJEL-’EMRU WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 2:211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t'i ketë ardhur ajo, s'ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
2:211. Pyeti bijtë e IzrElit: sa shenja të qarta u kemi dërguar Ne atyre? Ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen. Vërtet, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
2:211. SEL BENI ‘ISRA’ILE KEM ‘ATEJNAHUM MIN ‘AJETIN BEJJINETIN WE MEN JUBEDDIL NI’METEL-LAHI MIN BA’DI MA XHA’ET/HU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI