Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 17:13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:13. Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi):
17:13. WE KULLE ‘INSANIN ‘ELZEMNAHU TA’IREHU FI ‘UNUKIHI WE NUHRIXHU LEHU JEWMEL-KIJAMETI KITABEN JELKAHU MENSHURAN
C 17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
17:14. “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”
17:14. EKRE’ KITABEKE KEFA BINEFSIKEL-JEWME ‘ALEJKE HESIBEN
C 17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15. Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15. MENI EHTEDA FE’INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE’INNEMA JEDILLU ‘ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA WE MA KUNNA MU’ADHDHIBINE HETTA NEB’ATHE RESULEN
C 17:16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16. Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16. WE ‘IDHA ‘EREDNA ‘EN NUHLIKE KARJETEN ‘EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA ‘ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C 17:17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17. Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17. WE KEM ‘EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA’DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI ‘IBADIHI HABIREN BESIRAN
C 17:18. Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18. Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18. MEN KANE JURIDUL-’AXHILETE ‘AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA’U LIMEN NURIDU THUMME XHE’ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C 17:19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19. WE MEN ‘ERADEL-’AHIRETE WE SA’A LEHA SA’JEHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE KANE SA’JUHUM MESHKUREN
C 17:20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20. Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20. KULLEN NUMIDDU HA’UULA’ WE HA’UULA’ MIN ‘ATA’I RABBIKE WE MA KANE ‘ATA’U RABBIKE MEHDHURAN
C 17:21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21. Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21. ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA’DEHUM ‘ALA BA’DIN WE LEL’AHIRETU ‘EKBERU DEREXHATIN WE ‘EKBERU TEFDILEN
C 17:22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22. LA TEXH’AL ME’A ELLAHI ‘ILEHEN ‘AHARE FETEK’UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN
C 17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:23. Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.
17:23. WE KADA REBBUKE ‘ELLA TA’BUDU ‘ILLA ‘IJAHU WE BIL-WALIDEJNI ‘IHSANEN ‘IMMA JEBLUGANNE ‘INDEKEL-KIBERE ‘EHEDUHUMA ‘EW KILAHUMA FELA TEKUL LEHUMA ‘UFFIN WE LA TENHERHUMA WE KUL LEHUMA KAWLAN KERIMÆN