Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 17:11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
17:11. Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është i ngutur.
17:11. WE JED’UL-’INSANU BISH-SHERRI DU’A’EHU BIL-HAJRI WE KANEL-’INSANU ‘AXHULEN
C 17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht.
17:12. WE XHE’ALNAL-LEJLE WE EN-NEHARE ‘AJETEJNI FEMEHEWNA ‘AJETEL-LEJLI WE XHE’ALNA ‘AJETE EN-NEHARI MUBSIRETEN LITEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM WE LITA’LEMU ‘ADEDE ES-SININE WEL-HISABE WE KULLE SHEJ’IN FESSELNAHU TEFSILAN
C 17:13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:13. Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi):
17:13. WE KULLE ‘INSANIN ‘ELZEMNAHU TA’IREHU FI ‘UNUKIHI WE NUHRIXHU LEHU JEWMEL-KIJAMETI KITABEN JELKAHU MENSHURAN
C 17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
17:14. “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”
17:14. EKRE’ KITABEKE KEFA BINEFSIKEL-JEWME ‘ALEJKE HESIBEN
C 17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15. Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15. MENI EHTEDA FE’INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE’INNEMA JEDILLU ‘ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA WE MA KUNNA MU’ADHDHIBINE HETTA NEB’ATHE RESULEN
C 17:16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16. Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16. WE ‘IDHA ‘EREDNA ‘EN NUHLIKE KARJETEN ‘EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA ‘ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C 17:17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17. Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17. WE KEM ‘EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA’DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI ‘IBADIHI HABIREN BESIRAN
C 17:18. Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18. Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18. MEN KANE JURIDUL-’AXHILETE ‘AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA’U LIMEN NURIDU THUMME XHE’ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C 17:19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19. WE MEN ‘ERADEL-’AHIRETE WE SA’A LEHA SA’JEHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE KANE SA’JUHUM MESHKUREN
C 17:20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20. Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20. KULLEN NUMIDDU HA’UULA’ WE HA’UULA’ MIN ‘ATA’I RABBIKE WE MA KANE ‘ATA’U RABBIKE MEHDHURAN
C 17:21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21. Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21. ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA’DEHUM ‘ALA BA’DIN WE LEL’AHIRETU ‘EKBERU DEREXHATIN WE ‘EKBERU TEFDILEN