Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 17:8. Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
17:8. Ndoshta, Zoti juaj, do t’ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), Ne do t’u kthehemi (ndëshkimeve ndaj jush). Dhe Xhehenemin e kemi bërë burg për mohuesit.
17:8. ‘ASA REBBUKUM ‘EN JERHEMEKUM WE ‘IN ‘UDTUM ‘UDNA WE XHE’ALNA XHEHENNEME LILKAFIRINE HESIREN
C 17:9. Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
17:9. Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.
17:9. ‘INNE HADHAL-KUR’ANE JEHDI LILLETI HIJE ‘EKWEMU WE JUBESHSHIRUL-MU’UMININEL-LEDHINE JA’MELUNE ES-SALIHATI ‘ENNE LEHUM ‘EXHREN KEBIRAN
C 17:10. Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
17:10. Ndërsa atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
17:10. WE ‘ENNEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI ‘A’TEDNA LEHUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN
C 17:11. Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
17:11. Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është i ngutur.
17:11. WE JED’UL-’INSANU BISH-SHERRI DU’A’EHU BIL-HAJRI WE KANEL-’INSANU ‘AXHULEN
C 17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
17:12. Ne i bëmë natën dhe ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht.
17:12. WE XHE’ALNAL-LEJLE WE EN-NEHARE ‘AJETEJNI FEMEHEWNA ‘AJETEL-LEJLI WE XHE’ALNA ‘AJETE EN-NEHARI MUBSIRETEN LITEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM WE LITA’LEMU ‘ADEDE ES-SININE WEL-HISABE WE KULLE SHEJ’IN FESSELNAHU TEFSILAN
C 17:13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:13. Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi):
17:13. WE KULLE ‘INSANIN ‘ELZEMNAHU TA’IREHU FI ‘UNUKIHI WE NUHRIXHU LEHU JEWMEL-KIJAMETI KITABEN JELKAHU MENSHURAN
C 17:14. "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
17:14. “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”
17:14. EKRE’ KITABEKE KEFA BINEFSIKEL-JEWME ‘ALEJKE HESIBEN
C 17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15. Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15. MENI EHTEDA FE’INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE’INNEMA JEDILLU ‘ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA WE MA KUNNA MU’ADHDHIBINE HETTA NEB’ATHE RESULEN
C 17:16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16. Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16. WE ‘IDHA ‘EREDNA ‘EN NUHLIKE KARJETEN ‘EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA ‘ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C 17:17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17. Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17. WE KEM ‘EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA’DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI ‘IBADIHI HABIREN BESIRAN
C 17:18. Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18. Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18. MEN KANE JURIDUL-’AXHILETE ‘AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA’U LIMEN NURIDU THUMME XHE’ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN