U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
17:18.
Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18.
Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18.
MEN KANE JURIDUL-’AXHILETE ‘AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA’U LIMEN NURIDU THUMME XHE’ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C
17:19.
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19.
Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19.
WE MEN ‘ERADEL-’AHIRETE WE SA’A LEHA SA’JEHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE KANE SA’JUHUM MESHKUREN
C
17:20.
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20.
Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20.
KULLEN NUMIDDU HA’UULA’ WE HA’UULA’ MIN ‘ATA’I RABBIKE WE MA KANE ‘ATA’U RABBIKE MEHDHURAN
C
17:21.
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21.
Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21.
ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA’DEHUM ‘ALA BA’DIN WE LEL’AHIRETU ‘EKBERU DEREXHATIN WE ‘EKBERU TEFDILEN
C
17:22.
E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22.
Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22.
LA TEXH’AL ME’A ELLAHI ‘ILEHEN ‘AHARE FETEK’UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN
C
17:23.
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:23.
Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.
17:23.
WE KADA REBBUKE ‘ELLA TA’BUDU ‘ILLA ‘IJAHU WE BIL-WALIDEJNI ‘IHSANEN ‘IMMA JEBLUGANNE ‘INDEKEL-KIBERE ‘EHEDUHUMA ‘EW KILAHUMA FELA TEKUL LEHUMA ‘UFFIN WE LA TENHERHUMA WE KUL LEHUMA KAWLAN KERIMÆN
C
17:24.
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
17:24.
Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
17:24.
WE EHFID LEHUMA XHENAHE EDH-DHULLI MINE ER-REHMETI WE KUL RREBBI ERHEMHUMA KEMA REBBEJANI SEGIREN
C
17:25.
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
17:25.
Zoti juaj e di më së miri ç’keni në shpirtrat tuaj. Nëse ju jeni të drejtë, sigurisht që Ai është Falës për ata që pendohen.
17:25.
REBBUKUM ‘A’LEMU BIMA FI NUFUSIKUM ‘IN TEKUNU SALIHINE FE’INNEHU KANE LIL’EWWABINE GAFUREN
C
17:26.
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
17:26.
Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar.
17:26.
WE ‘ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI WE LA TUBEDHDHIR TEBDHIREN
C
17:27.
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
17:27.
Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
17:27.
‘INNEL-MUBEDHDHIRINE KANU ‘IHWANE ESH-SHEJATINI WE KANE ESH-SHEJTANU LIREBBIHI KEFUREN
C
17:28.
Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
17:28.
Por, nëse shmangesh nga ata (kur nuk ke asgjë për të dhënë), duke shpresuar në mëshirën e Zotit tënd, atëherë thuaju atyre ndonjë fjalë të butë.
17:28.
WE ‘IMMA TU’RIDENNE ‘ANHUMU EBTIGA’E REHMETIN MIN RABBIKE TERXHUHA FEKUL LEHUM KAWLEN MEJSURAN