Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
16:117. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).
16:117. META’UN KALILUN WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 16:118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.
16:118. Ne u ndaluam hebrenjve atë që të treguam ty më parë. Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi.
16:118. WE ‘ALEL-LEDHINE HADU HERREMNA MA KASESNA ‘ALEJKE MIN KABLU WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 16:119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:119. Pa dyshim, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që kanë bërë keq nga padituria, por që pastaj janë penduar dhe përmirësuar.
16:119. THUMME ‘INNE REBBEKE LILLEDHINE ‘AMILU ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME TABU MIN BA’DI DHALIKE WE ‘ESLEHU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C 16:120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:120. Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
16:120. ‘INNE ‘IBRAHIME KANE ‘UMMETEN KANITEN LILLAHI HENIFAN WE LEM JEKU MINEL-MUSHRIKINE
C 16:121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:121. (por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.
16:121. SHAKIREN LI’N’UMIHI EXHTEBAHU WE HEDAHU ‘ILA SIRATIN MUSTEKIM
C 16:122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:122. Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët.
16:122. WE ‘ATEJNAHU FI ED-DUNJA HESENETEN WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 16:123. Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:123. Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
16:123. THUMME ‘EWHEJNA ‘ILEJKE ‘ENI ETTEBI’ MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 16:124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
16:124. Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.
16:124. ‘INNEMA XHU’ILE ES-SEBTU ‘ALEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI WE ‘INNE REBBEKE LEJEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 16:125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
16:125. Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.
16:125. ED’U ‘ILA SEBILI RABBIKE BIL-HIKMETI WEL-MEW’IDHETIL-HESENETI WE XHADILHUM BI-ETI HIJE ‘EHSENU ‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU BIMEN DELLE ‘AN SEBILIHI WE HUWE ‘A’LEMU BIL-MUHTEDINE
C 16:126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:126. Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.
16:126. WE ‘IN ‘AKABTUM FA’AKIBU BIMITHLI MA ‘UKIBTUM BIHI WE LE’IN SEBERTUM LEHUWE HAJRUN LILSSABIRINE
C 16:127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:127. Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!
16:127. WE ESBIR WE MA SEBRUKE ‘ILLA BILLAHI WE LA TEHZEN ‘ALEJHIM WE LA TEKU FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE