Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:120. Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
16:120. ‘INNE ‘IBRAHIME KANE ‘UMMETEN KANITEN LILLAHI HENIFAN WE LEM JEKU MINEL-MUSHRIKINE
C 16:121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:121. (por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.
16:121. SHAKIREN LI’N’UMIHI EXHTEBAHU WE HEDAHU ‘ILA SIRATIN MUSTEKIM
C 16:122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:122. Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët.
16:122. WE ‘ATEJNAHU FI ED-DUNJA HESENETEN WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 16:123. Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:123. Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
16:123. THUMME ‘EWHEJNA ‘ILEJKE ‘ENI ETTEBI’ MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 16:124. E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
16:124. Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.
16:124. ‘INNEMA XHU’ILE ES-SEBTU ‘ALEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI WE ‘INNE REBBEKE LEJEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 16:125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
16:125. Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.
16:125. ED’U ‘ILA SEBILI RABBIKE BIL-HIKMETI WEL-MEW’IDHETIL-HESENETI WE XHADILHUM BI-ETI HIJE ‘EHSENU ‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU BIMEN DELLE ‘AN SEBILIHI WE HUWE ‘A’LEMU BIL-MUHTEDINE
C 16:126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:126. Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.
16:126. WE ‘IN ‘AKABTUM FA’AKIBU BIMITHLI MA ‘UKIBTUM BIHI WE LE’IN SEBERTUM LEHUWE HAJRUN LILSSABIRINE
C 16:127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:127. Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!
16:127. WE ESBIR WE MA SEBRUKE ‘ILLA BILLAHI WE LA TEHZEN ‘ALEJHIM WE LA TEKU FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C 16:128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
16:128. Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.
16:128. ‘INNALL-LLAHE ME’AL-LEDHINE ETTEKAW WEL-LEDHINE HUM MUHSINUNE
C 17:1. Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
17:1. I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.
17:1. SUBHANEL-LEDHI ‘ESRA BI’ABDIHI LEJLEN MINEL-MESXHIDIL-HERAMI ‘ILAL-MESXHIDIL-’EKSAL-LEDHI BAREKNA HEWLEHU LINURIJEHU MIN ‘AJATINA ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-BESIRU
C 17:2. Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
17:2. Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e IzrElit (duke u thënë): “Mos merrni mbrojtës tjetër, përveç Meje!
17:2. WE ‘ATEJNA MUSAL-KITABE WE XHE’ALNAHU HUDEN LIBENI ‘ISRA’ILE ‘ELLA TETTEHIDHU MIN DUNI WE KILEN