U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
16:119.
Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:119.
Pa dyshim, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që kanë bërë keq nga padituria, por që pastaj janë penduar dhe përmirësuar.
16:119.
THUMME ‘INNE REBBEKE LILLEDHINE ‘AMILU ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME TABU MIN BA’DI DHALIKE WE ‘ESLEHU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
16:120.
Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:120.
Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
16:120.
‘INNE ‘IBRAHIME KANE ‘UMMETEN KANITEN LILLAHI HENIFAN WE LEM JEKU MINEL-MUSHRIKINE
C
16:121.
Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:121.
(por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.
16:121.
SHAKIREN LI’N’UMIHI EXHTEBAHU WE HEDAHU ‘ILA SIRATIN MUSTEKIM
C
16:122.
Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:122.
Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët.
16:122.
WE ‘ATEJNAHU FI ED-DUNJA HESENETEN WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C
16:123.
Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:123.
Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
16:123.
THUMME ‘EWHEJNA ‘ILEJKE ‘ENI ETTEBI’ MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
16:124.
E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
16:124.
Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t’i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.
16:124.
‘INNEMA XHU’ILE ES-SEBTU ‘ALEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI WE ‘INNE REBBEKE LEJEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
16:125.
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
16:125.
Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.
16:125.
ED’U ‘ILA SEBILI RABBIKE BIL-HIKMETI WEL-MEW’IDHETIL-HESENETI WE XHADILHUM BI-ETI HIJE ‘EHSENU ‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU BIMEN DELLE ‘AN SEBILIHI WE HUWE ‘A’LEMU BIL-MUHTEDINE
C
16:126.
Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:126.
Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.
16:126.
WE ‘IN ‘AKABTUM FA’AKIBU BIMITHLI MA ‘UKIBTUM BIHI WE LE’IN SEBERTUM LEHUWE HAJRUN LILSSABIRINE
C
16:127.
Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:127.
Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!
16:127.
WE ESBIR WE MA SEBRUKE ‘ILLA BILLAHI WE LA TEHZEN ‘ALEJHIM WE LA TEKU FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C
16:128.
S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
16:128.
Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.
16:128.
‘INNALL-LLAHE ME’AL-LEDHINE ETTEKAW WEL-LEDHINE HUM MUHSINUNE
C
17:1.
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
17:1.
I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.
17:1.
SUBHANEL-LEDHI ‘ESRA BI’ABDIHI LEJLEN MINEL-MESXHIDIL-HERAMI ‘ILAL-MESXHIDIL-’EKSAL-LEDHI BAREKNA HEWLEHU LINURIJEHU MIN ‘AJATINA ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-BESIRU