Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:113. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë.
16:113. Vërtet, atyre u erdhi një i dërguar nga radhët e tyre, por ata e quajtën për gënjeshtar dhe i goditi dënimi, ngaqë ishin të padrejtë.
16:113. WE LEKAD XHA’EHUM RESULUN MINHUM FEKEDHDHEBUHU FE’EHADHEHUMUL-’ADHABU WE HUM DHALIMUNE
C 16:114. E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
16:114. Ushqehuni me gjërat e lejuara dhe të mira që jua ka dhënë Allahu dhe falënderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtet e adhuroni Atë.
16:114. FEKULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALEN TEJJIBAN WE ESHKURU NI’METEL-LAHI ‘IN KUNTUM ‘IJAHU TA’BUDUNE
C 16:115. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
16:115. Ai ju ka ndaluar vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër tjetër e jo në emër të Allahut. Por ata që shtrëngohen nga uria e madhe, mund t’i hanë ato, sa ta shuajnë urinë e jo të kalojnë kufirin; në të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
16:115. ‘INNEMA HERREME ‘ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA ‘UHILLE LIGAJRI ELLAHI BIHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA ‘ADIN FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 16:116. Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
16:116. Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.
16:116. WE LA TEKULU LIMA TESIFU ‘ELSINETUKUMUL-KEDHIBE HADHA HELALUN WE HEDHA HERAMUN LITEFTERU ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE ‘INNEL-LEDHINE JEFTERUNE ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE LA JUFLIHUNE
C 16:117. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
16:117. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).
16:117. META’UN KALILUN WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 16:118. E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.
16:118. Ne u ndaluam hebrenjve atë që të treguam ty më parë. Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi.
16:118. WE ‘ALEL-LEDHINE HADU HERREMNA MA KASESNA ‘ALEJKE MIN KABLU WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 16:119. Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:119. Pa dyshim, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që kanë bërë keq nga padituria, por që pastaj janë penduar dhe përmirësuar.
16:119. THUMME ‘INNE REBBEKE LILLEDHINE ‘AMILU ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME TABU MIN BA’DI DHALIKE WE ‘ESLEHU ‘INNE REBBEKE MIN BA’DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C 16:120. Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:120. Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
16:120. ‘INNE ‘IBRAHIME KANE ‘UMMETEN KANITEN LILLAHI HENIFAN WE LEM JEKU MINEL-MUSHRIKINE
C 16:121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:121. (por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.
16:121. SHAKIREN LI’N’UMIHI EXHTEBAHU WE HEDAHU ‘ILA SIRATIN MUSTEKIM
C 16:122. Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:122. Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët.
16:122. WE ‘ATEJNAHU FI ED-DUNJA HESENETEN WE ‘INNEHU FIL-’AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 16:123. Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:123. Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
16:123. THUMME ‘EWHEJNA ‘ILEJKE ‘ENI ETTEBI’ MILLETE ‘IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE