Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
7:130. Dhe Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.
7:130. WE LEKAD ‘EHADHNA ‘ALE FIR’AWNE BIS-SININE WE NEKSIN MINE ETH-THEMERATI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C 7:131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
7:131. Por sa herë që u vinte ndonjë e mirë, ata thonin: “Këtë e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjë e keqe, atë merrnin si ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij. Por jo! Allahu ishte Ai që ua ndillte fatin e zi, ndonëse shumica e tyre nuk e dinin!
7:131. FE’IDHA XHA’ET/HUMUL-HESENETU KALU LENA HEDHIHI WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN JETTEJJERU BIMUSA WE MEN ME’AHU ‘ELA ‘INNEMA TA’IRUHUM ‘INDEL-LAHI WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 7:132. Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
7:132. Ata i thoshin (Musait): “Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne nuk do të të besojmë.”
7:132. WE KALU MEHMA TE’TINA BIHI MIN ‘AJETIN LITESHERENA BIHA FEMA NEHNU LEKE BIMU’UMININE
C 7:133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
7:133. Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës.
7:133. FE’ERSELNA ‘ALEJHIMUT-TUFANE WEL-XHERADE WEL-KUMMELE WE ED-DEFADI’A WE ED-DEME ‘AJATIN MUFESSELATIN FASTEKBERU WE KANU KAWMEN MUXHRIMINE
C 7:134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
7:134. E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e IzrElit të ikin me ty”.
7:134. WE LEMMA WEKA’A ‘ALEJHIMU ER-RIXHZU KALU JA MUSA ED’U LENA REBBEKE BIMA ‘AHIDE ‘INDEKE LE’IN KESHEFTE ‘ANNA ER-RIXHZE LENU’UMINENNE LEKE WE LENURSILENNE ME’AKE BENI ‘ISRA’ILE
C 7:135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
7:135. Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelën menjëherë premtimin.
7:135. FELEMMA KESHEFNA ‘ANHUMU ER-RIXHZE ‘ILA ‘EXHELIN HUM BALIGUHU ‘IDHA HUM JENKUTHUNE
C 7:136. Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.
7:136. Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
7:136. FANTEKAMNA MINHUM FE’EGREKNAHUM FIL-JEMMI BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE
C 7:137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
7:137. Ndërsa popullit të përndjekur Ne i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izrElitëve, për shkak të durimit që treguan. Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.
7:137. WE ‘EWRETHNAL-KAWMEL-LEDHINE KANU JUSTED’AFUNE MESHARIKAL-’ERDI WE MEGARIBEHA ELLETI BAREKNA FIHA WE TEMMET KELIMETU RABBIKEL-HUSNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE BIMA SEBERU WE DEMMERNA MA KANE JESNA’U FIR’AWNU WE KAWMUHU WE MA KANU JA’RISHUNE
C 7:138. Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".
7:138. Ne i kaluam bijtë e IzrElit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!
7:138. WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETEW ‘ALA KAWMIN JA’KUFUNE ‘ALA ‘ESNAMIN LEHUM KALU JA MUSA EXH’AL LENA ‘ILEHEN KEMA LEHUM ‘ALIHETUN KALE ‘INNEKUM KAWMUN TEXHHELUNE
C 7:139. Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi).
7:139. Fenë që ndjekin këta idhujtarë, e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë, është krejt pa vlerë.
7:139. ‘INNE HA’UULA’ MUTEBBERUN MA HUM FIHI WE BATILUN MA KANU JA’MELUNE
C 7:140. Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"
7:140. A mos vallë doni të kërkoj për ju zot tjetër përveç Allahut, që ju ka ngritur mbi të tjerët?!”
7:140. KALE ‘EGAJREL-LAHI ‘EBGIKUM ‘ILEHEN WE HUWE FEDDELEKUM ‘ALEL-’ALEMINE