U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:128.
Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robtë e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit".
7:128.
Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe duroni, sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”.
7:128.
KALE MUSA LIKAWMIHI ESTA’INU BILLAHI WE ESBIRU ‘INNEL-’ERDE LILLAHI JURITHUHA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WEL-’AKIBETU LILMUTTEKINE
C
7:129.
Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e juve do t'ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni".
7:129.
Ata i thanë: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”.
7:129.
KALU ‘UDHINA MIN KABLI ‘EN TE’TIJENA WE MIN BA’DI MA XHI’TENA KALE ‘ASA REBBUKUM ‘EN JUHLIKE ‘ADUWEKUM WE JESTEHLIFEKUM FIL-’ERDI FEJENDHURE KEJFE TA’MELUNE
C
7:130.
(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
7:130.
Dhe Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.
7:130.
WE LEKAD ‘EHADHNA ‘ALE FIR’AWNE BIS-SININE WE NEKSIN MINE ETH-THEMERATI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C
7:131.
Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
7:131.
Por sa herë që u vinte ndonjë e mirë, ata thonin: “Këtë e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjë e keqe, atë merrnin si ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij. Por jo! Allahu ishte Ai që ua ndillte fatin e zi, ndonëse shumica e tyre nuk e dinin!
7:131.
FE’IDHA XHA’ET/HUMUL-HESENETU KALU LENA HEDHIHI WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN JETTEJJERU BIMUSA WE MEN ME’AHU ‘ELA ‘INNEMA TA’IRUHUM ‘INDEL-LAHI WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C
7:132.
Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
7:132.
Ata i thoshin (Musait): “Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne nuk do të të besojmë.”
7:132.
WE KALU MEHMA TE’TINA BIHI MIN ‘AJETIN LITESHERENA BIHA FEMA NEHNU LEKE BIMU’UMININE
C
7:133.
Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
7:133.
Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës.
7:133.
FE’ERSELNA ‘ALEJHIMUT-TUFANE WEL-XHERADE WEL-KUMMELE WE ED-DEFADI’A WE ED-DEME ‘AJATIN MUFESSELATIN FASTEKBERU WE KANU KAWMEN MUXHRIMINE
C
7:134.
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
7:134.
E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e IzrElit të ikin me ty”.
7:134.
WE LEMMA WEKA’A ‘ALEJHIMU ER-RIXHZU KALU JA MUSA ED’U LENA REBBEKE BIMA ‘AHIDE ‘INDEKE LE’IN KESHEFTE ‘ANNA ER-RIXHZE LENU’UMINENNE LEKE WE LENURSILENNE ME’AKE BENI ‘ISRA’ILE
C
7:135.
E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
7:135.
Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelën menjëherë premtimin.
7:135.
FELEMMA KESHEFNA ‘ANHUMU ER-RIXHZE ‘ILA ‘EXHELIN HUM BALIGUHU ‘IDHA HUM JENKUTHUNE
C
7:136.
Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.
7:136.
Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
7:136.
FANTEKAMNA MINHUM FE’EGREKNAHUM FIL-JEMMI BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE
C
7:137.
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
7:137.
Ndërsa popullit të përndjekur Ne i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izrElitëve, për shkak të durimit që treguan. Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.
7:137.
WE ‘EWRETHNAL-KAWMEL-LEDHINE KANU JUSTED’AFUNE MESHARIKAL-’ERDI WE MEGARIBEHA ELLETI BAREKNA FIHA WE TEMMET KELIMETU RABBIKEL-HUSNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE BIMA SEBERU WE DEMMERNA MA KANE JESNA’U FIR’AWNU WE KAWMUHU WE MA KANU JA’RISHUNE
C
7:138.
Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".
7:138.
Ne i kaluam bijtë e IzrElit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!
7:138.
WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETEW ‘ALA KAWMIN JA’KUFUNE ‘ALA ‘ESNAMIN LEHUM KALU JA MUSA EXH’AL LENA ‘ILEHEN KEMA LEHUM ‘ALIHETUN KALE ‘INNEKUM KAWMUN TEXHHELUNE