Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:126. Ti nuk hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ato. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!"
7:126. Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam shenjat e Zotit tonë, posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madh dhe bëna të vdesim myslimanë!”
7:126. WE MA TENKIMU MINNA ‘ILLA ‘EN ‘AMENNA BI’AJATI RABBINA LEMMA XHA’ETNA REBBENA ‘EFRIG ‘ALEJNA SEBREN WE TEWEFFENA MUSLIMINE
C 7:127. Të parët nga populli i faraonit thanë: "A do ta lejosh Musain dhe popullin e tij të bëjë përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e t'u?" Ai (faraoni) tha: "Do t'ua mbysim djemtë e do t'i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta".
7:127. Paria e popullit të Faraonit tha: “A mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë ngatërresa në tokë dhe që të braktisin ty dhe zotat e tu?” Faraoni u përgjigj: “Meqenëse jemi sundues mbi ata, Ne do t’i vrasim djemtë e tyre dhe do t’i lëmë gjallë gratë e tyre”.
7:127. WE KALEL-MELE’U MIN KAWMI FIR’AWNE ‘ETEDHERU MUSA WE KAWMEHU LIJUFSIDU FIL-’ERDI WE JEDHEREKE WE ‘ALIHETEKE KALE SENUKATTILU ‘EBNA’EHUM WE NESTEHJI NISA’EHUM WE ‘INNA FEWKAHUM KAHIRUNE
C 7:128. Popullit të vet Musai i tha: "Kërkoni ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S'ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robtë e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit".
7:128. Musai i tha popullit të vet: “Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe duroni, sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”.
7:128. KALE MUSA LIKAWMIHI ESTA’INU BILLAHI WE ESBIRU ‘INNEL-’ERDE LILLAHI JURITHUHA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WEL-’AKIBETU LILMUTTEKINE
C 7:129. Ata (populli i Musait) thanë: "Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe". Ai (Musai) tha: "Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e juve do t'ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t'ju shikojë se si ju veproni".
7:129. Ata i thanë: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”.
7:129. KALU ‘UDHINA MIN KABLI ‘EN TE’TIJENA WE MIN BA’DI MA XHI’TENA KALE ‘ASA REBBUKUM ‘EN JUHLIKE ‘ADUWEKUM WE JESTEHLIFEKUM FIL-’ERDI FEJENDHURE KEJFE TA’MELUNE
C 7:130. (Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
7:130. Dhe Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.
7:130. WE LEKAD ‘EHADHNA ‘ALE FIR’AWNE BIS-SININE WE NEKSIN MINE ETH-THEMERATI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C 7:131. Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: "Kjo është e (mira) jona thjesht". E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
7:131. Por sa herë që u vinte ndonjë e mirë, ata thonin: “Këtë e kemi merituar!” E kur i godiste ndonjë e keqe, atë merrnin si ogur të zi që vinte prej Musait dhe popullit të tij. Por jo! Allahu ishte Ai që ua ndillte fatin e zi, ndonëse shumica e tyre nuk e dinin!
7:131. FE’IDHA XHA’ET/HUMUL-HESENETU KALU LENA HEDHIHI WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN JETTEJJERU BIMUSA WE MEN ME’AHU ‘ELA ‘INNEMA TA’IRUHUM ‘INDEL-LAHI WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 7:132. Ata thanë: "Me çfarëdo argumenti të na vishë që me të të na magjepsish (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty".
7:132. Ata i thoshin (Musait): “Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur me të, ne nuk do të të besojmë.”
7:132. WE KALU MEHMA TE’TINA BIHI MIN ‘AJETIN LITESHERENA BIHA FEMA NEHNU LEKE BIMU’UMININE
C 7:133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
7:133. Prandaj, Ne u dërguam atyre përmbytje, karkaleca, rriqra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta, por ata madhështoheshin dhe ishin popull keqbërës.
7:133. FE’ERSELNA ‘ALEJHIMUT-TUFANE WEL-XHERADE WEL-KUMMELE WE ED-DEFADI’A WE ED-DEME ‘AJATIN MUFESSELATIN FASTEKBERU WE KANU KAWMEN MUXHRIMINE
C 7:134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
7:134. E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e IzrElit të ikin me ty”.
7:134. WE LEMMA WEKA’A ‘ALEJHIMU ER-RIXHZU KALU JA MUSA ED’U LENA REBBEKE BIMA ‘AHIDE ‘INDEKE LE’IN KESHEFTE ‘ANNA ER-RIXHZE LENU’UMINENNE LEKE WE LENURSILENNE ME’AKE BENI ‘ISRA’ILE
C 7:135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
7:135. Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelën menjëherë premtimin.
7:135. FELEMMA KESHEFNA ‘ANHUMU ER-RIXHZE ‘ILA ‘EXHELIN HUM BALIGUHU ‘IDHA HUM JENKUTHUNE
C 7:136. Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.
7:136. Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
7:136. FANTEKAMNA MINHUM FE’EGREKNAHUM FIL-JEMMI BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE