U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:134.
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
7:134.
E kur i godiste dënimi, ata thoshin: “O Musa, lutju Zotit tënd për ne, meqë ka besëlidhje me ty! Nëse na liron nga kjo vuajtje, patjetër që do të të besojmë ty dhe do t’i lëmë bijtë e IzrElit të ikin me ty”.
7:134.
WE LEMMA WEKA’A ‘ALEJHIMU ER-RIXHZU KALU JA MUSA ED’U LENA REBBEKE BIMA ‘AHIDE ‘INDEKE LE’IN KESHEFTE ‘ANNA ER-RIXHZE LENU’UMINENNE LEKE WE LENURSILENNE ME’AKE BENI ‘ISRA’ILE
C
7:135.
E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
7:135.
Por, kur i liruam nga vuajtja dhe erdhi afati i caktuar, ata e shkelën menjëherë premtimin.
7:135.
FELEMMA KESHEFNA ‘ANHUMU ER-RIXHZE ‘ILA ‘EXHELIN HUM BALIGUHU ‘IDHA HUM JENKUTHUNE
C
7:136.
Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to.
7:136.
Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i mohuan shenjat Tona dhe nuk ua vunë veshin.
7:136.
FANTEKAMNA MINHUM FE’EGREKNAHUM FIL-JEMMI BI’ENNEHUM KEDHDHEBU BI’AJATINA WE KANU ‘ANHA GAFILINE
C
7:137.
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
7:137.
Ndërsa popullit të përndjekur Ne i dhamë në zotërim viset lindore dhe perëndimore të tokës që kishim bekuar. Kështu u përmbush premtimi i bukur i Zotit tënd ndaj izrElitëve, për shkak të durimit që treguan. Ndërsa ndërtesat dhe kullat e Faraonit dhe të popullit të tij Ne i shkatërruam.
7:137.
WE ‘EWRETHNAL-KAWMEL-LEDHINE KANU JUSTED’AFUNE MESHARIKAL-’ERDI WE MEGARIBEHA ELLETI BAREKNA FIHA WE TEMMET KELIMETU RABBIKEL-HUSNA ‘ALA BENI ‘ISRA’ILE BIMA SEBERU WE DEMMERNA MA KANE JESNA’U FIR’AWNU WE KAWMUHU WE MA KANU JA’RISHUNE
C
7:138.
Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".
7:138.
Ne i kaluam bijtë e IzrElit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!
7:138.
WE XHAWEZNA BIBENI ‘ISRA’ILEL-BEHRE FE’ETEW ‘ALA KAWMIN JA’KUFUNE ‘ALA ‘ESNAMIN LEHUM KALU JA MUSA EXH’AL LENA ‘ILEHEN KEMA LEHUM ‘ALIHETUN KALE ‘INNEKUM KAWMUN TEXHHELUNE
C
7:139.
Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s'ka dobi).
7:139.
Fenë që ndjekin këta idhujtarë, e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë, është krejt pa vlerë.
7:139.
‘INNE HA’UULA’ MUTEBBERUN MA HUM FIHI WE BATILUN MA KANU JA’MELUNE
C
7:140.
Musai tha: "Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?"
7:140.
A mos vallë doni të kërkoj për ju zot tjetër përveç Allahut, që ju ka ngritur mbi të tjerët?!”
7:140.
KALE ‘EGAJREL-LAHI ‘EBGIKUM ‘ILEHEN WE HUWE FEDDELEKUM ‘ALEL-’ALEMINE
C
7:141.
Përkujtoni (o beni israilë) kur Ai ju shpëtoi prej popullit të faraonit, që u shtroi më të keqin mundim, ua mbyti djemtë tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj".
7:141.
Kujtoni kur Ne ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju mundonte pa masë: fëmijët meshkuj jua vriste, kurse femrat tuaja jua linin gjallë. Kjo ka qenë sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
7:141.
WE ‘IDH ‘ENXHEJNAKUM MIN ‘ALI FIR’AWNE JESUMUNEKUM SU’EL-’ADHABI JUKATTILUNE ‘EBNA’EKUM WE JESTEHJUNE NISA’EKUM WE FI DHALIKUM BELA’UN MIN RABBIKUM ‘ADHIMUN
C
7:142.
Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: "Më zëvendëso mua te populli im dhe rregullo, e mos shko rrugës së të këqinjve".
7:142.
Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im, mbaj rregull dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!”
7:142.
WE WA’ADNA MUSA THELATHINE LEJLETEN WE ‘ETMEMNAHA BI’ASHRIN FETEMME MIKATU RABBIHI ‘ERBA’INE LEJLETEN WE KALE MUSA LI’HIHI HARUNE EHLUFNI FI KAWMI WE ‘ESLIH WE LA TETTEBI’ SEBILEL-MUFSIDINE
C
7:143.
E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!"
7:143.
Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ty i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!”
7:143.
WE LEMMA XHA’E MUSA LIMIKATINA WE KELLEMEHU REBBUHU KALE RABBI ‘ERINI ‘ENDHUR ‘ILEJKE KALE LEN TERANI WE LEKINI ENDHUR ‘ILAL-XHEBELI FE’INI ESTEKARRE MEKANEHU FESEWFE TERANI FELEMMA TEXHELLA REBBUHU LILXHEBELI XHE’ALEHU DEKKEN WE HARRE MUSA SA’IKAN FELEMMA ‘EFAKA KALE SUBHANEKE TUBTU ‘ILEJKE WE ‘ENA ‘EWWELUL-MU’UMININE
C
7:144.
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës".
7:144.
Zoti tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me kumtet e Mia dhe të Folurin Tim (pa ndërmjetës, por të drejtpërdrejtë). Merre atë që ta kam dhënë dhe bëhu mirënjohës!”
7:144.
KALE JA MUSA ‘INNI ESTEFEJTUKE ‘ALA EN-NASI BIRISALATI WE BIKELAMI FEHUDH MA ‘ATEJTUKE WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE