Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:110. Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"
7:110. i cili kërkon t’ju nxjerrë nga toka juaj! Atëherë, çfarë na këshilloni?
7:110. JURIDU ‘EN JUHRIXHEKUM MIN ‘ERDIKUM FEMADHA TE’MURUNE
C 7:111. Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
7:111. Të tjerët thanë: “Mbani pak mënjanë atë dhe vëllanë e tij dhe dërgoni nëpër qytete lajmëtarë që të tubojnë
7:111. KALU ‘ERXHIHI WE ‘EHAHU WE ‘ERSIL FIL-MEDA’INI HASHIRINE
C 7:112. Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).
7:112. e të të sjellin ty (Faraon) çdo magjistar të shkathët”.
7:112. JE’TUKE BIKULLI SAHIRIN ‘ALIMIN
C 7:113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"
7:113. Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?”
7:113. WE XHA’E ES-SEHERETU FIR’AWNE KALU ‘INNE LENA LE’EXHREN ‘IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE
C 7:114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".
7:114. Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”.
7:114. KALE NE’AM WE ‘INNEKUM LEMINEL-MUKARREBINE
C 7:115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?"
7:115. Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët shkopinjtë tanë!”
7:115. KALU JA MUSA ‘IMMA ‘EN TULKIJE WE ‘IMMA ‘EN NEKUNE NEHNUL-MULKINE
C 7:116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.
7:116. “Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe.
7:116. KALE ‘ELKU FELEMMA ‘ELKAW SEHERU ‘A’JUNE EN-NASI WE ESTERHEBUHUM WE XHA’U BISIHRIN ‘ADHIMIN
C 7:117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.
7:117. Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata.
7:117. WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA ‘EN ‘ELKI ‘ASAKE FE’IDHA HIJE TELKAFU MA JE’FIKUNE
C 7:118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
7:118. Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata.
7:118. FEWEKA’AL-HEKKU WE BETELE MA KANU JA’MELUNE
C 7:119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
7:119. Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar,
7:119. FEGULIBU HUNALIKE WE ENKALEBU SAGIRINE
C 7:120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
7:120. kurse magjistarët u përulën në sexhde,
7:120. WE ‘ULKIJE ES-SEHERETU SAXHIDINE