Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:113. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"
7:113. Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?”
7:113. WE XHA’E ES-SEHERETU FIR’AWNE KALU ‘INNE LENA LE’EXHREN ‘IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE
C 7:114. Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".
7:114. Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”.
7:114. KALE NE’AM WE ‘INNEKUM LEMINEL-MUKARREBINE
C 7:115. Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?"
7:115. Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët shkopinjtë tanë!”
7:115. KALU JA MUSA ‘IMMA ‘EN TULKIJE WE ‘IMMA ‘EN NEKUNE NEHNUL-MULKINE
C 7:116. Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.
7:116. “Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe.
7:116. KALE ‘ELKU FELEMMA ‘ELKAW SEHERU ‘A’JUNE EN-NASI WE ESTERHEBUHUM WE XHA’U BISIHRIN ‘ADHIMIN
C 7:117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.
7:117. Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata.
7:117. WE ‘EWHEJNA ‘ILA MUSA ‘EN ‘ELKI ‘ASAKE FE’IDHA HIJE TELKAFU MA JE’FIKUNE
C 7:118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
7:118. Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata.
7:118. FEWEKA’AL-HEKKU WE BETELE MA KANU JA’MELUNE
C 7:119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
7:119. Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar,
7:119. FEGULIBU HUNALIKE WE ENKALEBU SAGIRINE
C 7:120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.
7:120. kurse magjistarët u përulën në sexhde,
7:120. WE ‘ULKIJE ES-SEHERETU SAXHIDINE
C 7:121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
7:121. duke thënë: “Ne besojmë në Zotin e botëve –
7:121. KALU ‘AMENNA BIREBBIL-’ALEMINE
C 7:122. Zotit të Musait dhe të Harunit!"
7:122. Zotin e Musait dhe të Harunit”.
7:122. REBBI MUSA WE HARUNE
C 7:123. E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoj unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë).
7:123. Faraoni tha: “Ju guxoni ta besoni Atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ky është një komplot që keni përgatitur, me qëllim që të nxirrni nga qyteti banorët e tij! Keni për ta parë!
7:123. KALE FIR’AWNU ‘AMENTUM BIHI KABLE ‘EN ‘ADHENE LEKUM ‘INNE HADHA LEMEKRUN MEKERTUMUHU FIL-MEDINETI LITUHRIXHU MINHA ‘EHLEHA FESEWFE TA’LEMUNE