U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 15. Hixhr
Ajete: 99
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
15:1.
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
15:1.
Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë!
15:1.
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit dhe një Kurani të qartë.
15:1.
'ELIF-LAM-RA TILKE 'AJATUL-KITABI WE KUR'ANIN MUBININ
C
15:2.
Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.
15:2.
Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë.
15:2.
Jobesimtarët do të dëshirojnë shpesh sikur të kishin qenë myslimanë.
15:2.
RUBEMA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU LEW KANU MUSLIMINE
C
15:3.
Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t'i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
15:3.
Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t'i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!
15:3.
Lërini ata të hanë dhe të kënaqen dhe t'i zërë shpresa e rreme. Ata do ta dinë.
15:3.
DHERHUM JE'KULU WE JETEMETTA'U WE JULHIHIMUL-'EMELU FESEWFE JA'LEMUNE
C
15:4.
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
15:4.
Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar.
15:4.
Dhe Ne nuk kemi shkatërruar asnjë qytet, përveç se ai kishte një afat të caktuar.
15:4.
WE MA 'EHLEKNA MIN KARJETIN 'ILLA WE LEHA KITABUN MA'LUMUN
C
15:5.
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë.
15:5.
Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet).
15:5.
Asnjë popull nuk mund ta përshpejtojë afatin e tij dhe as ta shtyjë atë.
15:5.
MA TESBIKU MIN 'UMMETIN 'EXHELEHA WE MA JESTE'HIRUNE
C
15:6.
Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6.
Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6.
Dhe ata thanë: "O ti, që të është shpallur përkujtimi, me të vërtetë, ti je i çmendur."
15:6.
WE KALU JA 'EJJUHAL-LEDHI NUZZILE 'ALEJHI EDH-DHIKRU 'INNEKE LEMEXHNUNUN
C
15:7.
Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7.
Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7.
Përse nuk na sjell engjëjt, nëse je nga ata që thua të vërtetën?
15:7.
LEW MA TE'TINA BIL-MELA'IKETI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
15:8.
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8.
Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8.
Ne nuk i dërgojmë engjëjt përveçse me të vërtetën, dhe atëherë ata nuk do të shtyhen.
15:8.
MA NUNEZZILUL-MELA'IKETE 'ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU 'IDHEN MUNDHERINE
C
15:9.
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9.
Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9.
Me të vërtetë, Ne kemi zbritur përkujtimin dhe me siguri Ne do ta ruajmë atë.
15:9.
'INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE 'INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C
15:10.
Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10.
Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10.
Dhe Ne kemi dërguar përpara teje në grupet e mëparshme.
15:10.
WE LEKAD 'ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA'IL-'EWWELINE
C
15:11.
E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11.
Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11.
Dhe asnjë i dërguar nuk u erdhi atyre, veçse ata e tallën atë.
15:11.
WE MA JE'TIHIM MIN RESULIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UNE
C
15:12.
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12.
Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12.
Kështu, Ne e futim atë në zemrat e mëkatarëve.
15:12.
KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C
15:13.
Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13.
Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13.
Ata nuk besojnë në të, edhe pse ka kaluar mënyra e mëparshme e të vepruarit.
15:13.
LA JU'UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-'EWWELINE
C
15:14.
Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14.
Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14.
Dhe sikur Ne të hapnim për ta një derë nga qielli dhe ata të ngjiteshin aty,
15:14.
WE LEW FETEHNA 'ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA'I FEDHELLU FIHI JA'RUXHUNE
C
15:15.
Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15.
ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15.
Ata do të thoshin: "Me të vërtetë, sytë tanë janë të dehur. Por ne jemi njerëz të magjepsur."
15:15.
LEKALU 'INNEMA SUKKIRET 'EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C
15:16.
Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16.
Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi bërë në qiell kulla dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesit.
15:16.
WE LEKAD XHE'ALNA FI ES-SEMA'I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE
C
15:17.
Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.
15:17.
Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,
15:17.
Dhe Ne i kemi mbrojtur ato nga çdo shejtan i mallkuar.
15:17.
WE HEFIDHNAHA MIN KULLI SHEJTANIN REXHIMIN
C
15:18.
Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
15:18.
përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin arrin një yll i këputur me flakë të dukshme.
15:18.
Përveç atij që përgjon fshehtas, dhe një yll i ndritshëm e ndjek atë.
15:18.
'ILLA MENI ESTEREKA ES-SEM'A FE'ETBE'AHU SHIHABUN MUBINUN
C
15:19.
E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
15:19.
Dhe Tokën e kemi shtrirë e nëpër të kemi shpërndarë male të patundura. Ne kemi bërë që në tokë të rritet çdo gjë në përpjesëtim
15:19.
Dhe Ne e kemi shtrirë tokën dhe kemi vendosur në të male të palëvizshme, dhe kemi bërë në të çdo gjë që rritet në masa të caktuara.
15:19.
WEL-'ERDE MEDEDNAHA WE 'ELKAJNA FIHA REWASIJE WE 'ENBETNA FIHA MIN KULLI SHEJ'IN MEWZUNIN
C
15:20.
Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
15:20.
E aty kemi bërë mjetet e jetesës për ju dhe për ata që nuk i mbani ju.
15:20.
Dhe Ne kemi bërë për ju në të burime jetese, dhe për ata që ju nuk i furnizoni.
15:20.
WE XHE'ALNA LEKUM FIHA MA'AJISHE WE MEN LESTUM LEHU BIRAZIKINE
C
15:21.
E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme).
15:21.
Nuk ka asnjë send që të mos gjenden tek Ne thesaret e tij; por prej tij Ne japim me masë të caktuar.
15:21.
Dhe nuk ka asgjë, përveç që Ne kemi thesaret e saj, dhe Ne e zbresim atë vetëm në masë të përcaktuar.
15:21.
WE 'IN MIN SHEJ'IN 'ILLA 'INDENA HAZA'INUHU WE MA NUNEZZILUHU 'ILLA BIKADERIN MA'LUMIN
C
15:22.
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.
15:22.
Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.
15:22.
Dhe Ne dërgojmë erërat pjellore dhe lëshojmë shi nga qielli dhe ju japim të pini, dhe ju nuk jeni ata që e ruani atë.
15:22.
WE 'ERSELNA ER-RIJAHE LEWAKIHE FE'ENZELNA MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'ESKAJNAKUMUHU WE MA 'ENTUM LEHU BIHAZININE
C
15:23.
Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
15:23.
Në të vërtetë, vetëm Ne e japim jetën dhe e sjellim vdekjen dhe vetëm Ne jemi trashëgimtarët (e gjithçkaje).
15:23.
Dhe me të vërtetë, Ne jemi ata që japim jetë dhe vdekje, dhe Ne jemi Trashëgimtarët.
15:23.
WE 'INNA LENEHNU NUHJI WE NUMITU WE NEHNUL-WARITHUNE
C
15:24.
S'ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas.
15:24.
Vetëm Ne i dimë ata që kanë qenë para jush dhe vetëm Ne i dimë ata, që do të vijnë pas jush.
15:24.
Dhe me të vërtetë, Ne e dimë ata që kanë kaluar para jush dhe me të vërtetë, Ne e dimë ata që do të vijnë pas.
15:24.
WE LEKAD 'ALIMNAL-MUSTEKDIMINE MINKUM WE LEKAD 'ALIMNAL-MUSTE'HIRINE
C
15:25.
E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
15:25.
Sigurisht që Zoti yt do t'i tubojë ata të gjithë; Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
15:25.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt do t'i mbledhë të gjithë ata. Me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
15:25.
WE 'INNE REBBEKE HUWE JEHSHURUHUM 'INNEHU HEKIMUN 'ALIMUN
C
15:26.
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
15:26.
Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,
15:26.
Dhe me të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga balta e thatë e nxjerrë nga baltë e zezë dhe e formuar.
15:26.
WE LEKAD HALEKNAL-'INSANE MIN SELSALIN MIN HEME'IIN MESNUNIN
C
15:27.
E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.
15:27.
kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.
15:27.
Dhe xhindët, Ne i krijuam më parë nga zjarri i një flake të ndezur.
15:27.
WEL-XHANNE HALEKNAHU MIN KABLU MIN NARI ES-SEMUMI
C
15:28.
Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.
15:28.
Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej baltës së thatë të marrë nga balta e zezë pa formë.
15:28.
Dhe përkujto kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të krijoj një njeri nga balta e thatë e nxjerrë nga baltë e zezë dhe e formuar.
15:28.
WE 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI HALIKUN BESHEREN MIN SELSALIN MIN HEME'IIN MESNUNIN
C
15:29.
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".
15:29.
Kur t'i jap formën dhe t'i fryj prej shpirtit Tim, ju t'i përuleni atij në sexhde”,
15:29.
Kështu që, kur ta kem formësuar atë dhe t'i kem fryrë shpirtin Tim, bini para tij në sexhde."
15:29.
FE'IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA'U LEHU SAXHIDINE
C
15:30.
Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde.
15:30.
Të gjithë engjëjt së bashku iu përulën atij në sexhde,
15:30.
Dhe engjëjt ranë në sexhde, të gjithë së bashku.
15:30.
FESEXHEDEL-MELA'IKETU KULLUHUM 'EXHMA'UNE
C
15:31.
Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?
15:31.
Përveç Iblisit. Ai nuk pranoi t'u bashkohej atyre që bënë sexhde.
15:31.
Përveç Iblisit, ai refuzoi të ishte me ata që ranë në sexhde.
15:31.
'ILLA 'IBLISE 'EBA 'EN JEKUNE ME'A ES-SAXHIDINE
C
15:32.
Ai tha: "O Iblis, ç'është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?"
15:32.
Allahu i tha: “O Iblis, ç'pate ti që s'u bashkove me ata që u përulën?”
15:32.
Ai tha: "O Iblis, çfarë të ndalon të jesh me ata që ranë në sexhde?"
15:32.
KALE JA 'IBLISU MA LEKE 'ELLA TEKUNE ME'A ES-SAXHIDINE
C
15:33.
Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33.
Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33.
Ai tha: "Unë nuk jam që të bie në sexhde për një njeri që Ti e krijove nga balta e thatë, e nxjerrë nga baltë e zezë dhe e formuar."
15:33.
KALE LEM 'EKUN LI'SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME'IIN MESNUNIN
C
15:34.
(All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34.
Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34.
Ai tha: "Dil prej saj, sepse ti je i mallkuar.
15:34.
KALE FAHRUXH MINHA FE'INNEKE REXHIMUN
C
15:35.
Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
15:35.
Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
15:35.
Dhe me të vërtetë, mallkimi do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
15:35.
WE 'INNE 'ALEJKEL-LA'NETE 'ILA JEWMI ED-DINI
C
15:36.
(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
15:36.
Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
15:36.
Ai tha: "O Zoti im, më jep kohë deri në ditën kur ata do të ringjallen."
15:36.
KALE RABBI FE'ENDHIRNI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C
15:37.
(Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
15:37.
Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat
15:37.
Ai tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë lënë të presin.
15:37.
KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C
15:38.
deri në kohën e ditës së caktuar".
15:38.
deri në një ditë të caktuar."
15:38.
Deri në ditën e kohës së përcaktuar."
15:38.
'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C
15:39.
(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
15:39.
Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t'ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t'i shpie në mashtrim,
15:39.
Ai tha: "O Zoti im, për shkak se më ke mashtruar, unë me të vërtetë do t'i bëj të duket e këndshme atyre në tokë, dhe unë me të vërtetë do t'i çoj të gjithë në humbje,
15:39.
KALE RABBI BIMA 'EGWEJTENI LE'UZEJJINENNE LEHUM FIL-'ERDI WE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE
C
15:40.
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:40.
përveç robërve të Tu të sinqertë”.
15:40.
Përveç robërve të Tu të sinqertë."
15:40.
'ILLA 'IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C
15:41.
(Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41.
(Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41.
Ai tha: "Kjo është një rrugë e drejtë ndaj Meje.
15:41.
KALE HADHA SIRATUN 'ALEJJE MUSTEKIMUN
C
15:42.
Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:42.
Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
15:42.
Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh pushtet, përveç atyre që të ndjekin ty nga të humburit."
15:42.
'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN 'ILLA MENI ETTEBE'AKE MINEL-GAWINE
C
15:43.
E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:43.
Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:43.
Dhe me të vërtetë, Xhehenemi është vendi i tyre i premtuar për të gjithë.
15:43.
WE 'INNE XHEHENNEME LEMEW'IDUHUM 'EXHMA'INE
C
15:44.
Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:44.
Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
15:44.
Ai ka shtatë porta, dhe për çdo portë është ndarë një pjesë e caktuar e tyre.
15:44.
LEHA SEB'ATU 'EBWABIN LIKULLI BABIN MINHUM XHUZ'UN MEKSUMUN
C
15:45.
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:45.
Vërtet, punëmirët do të jenë në kopshtet e Xhenetit pranë burimeve.
15:45.
Me të vërtetë, ata që janë të devotshëm do të jenë në kopshte dhe pranë burimeve.
15:45.
'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C
15:46.
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:46.
Atyre do t'u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!
15:46.
(Do t'u thuhet:) "Hyni aty me paqe, të sigurt."
15:46.
EDHULUHA BISELAMIN 'AMININE
C
15:47.
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:47.
Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
15:47.
Dhe Ne do të heqim nga kraharorët e tyre çdo urrejtje; ata do të jenë vëllezër, të ulur përballë njëri-tjetrit mbi shtretër.
15:47.
WE NEZA'NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN 'IHWANEN 'ALA SURURIN MUTEKABILINE
C
15:48.
Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:48.
Aty nuk do t'i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.
15:48.
Aty nuk do t'i prekë lodhja dhe ata nuk do të dëbohen prej tij.
15:48.
LA JEMESSUHUM FIHA NESEBUN WE MA HUM MINHA BIMUHREXHINE
C
15:49.
Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:49.
Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
15:49.
Lajmëroi robërit e Mi se Unë jam me të vërtetë Falës dhe Mëshirues.
15:49.
NEBBI' 'IBADI 'ENNI 'ENAL-GAFURU ER-REHIMU
C
15:50.
Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
15:50.
dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
15:50.
Dhe se ndëshkimi Im është ndëshkimi më i dhimbshëm.
15:50.
WE 'ENNE 'ADHABI HUWEL-'ADHABUL-'ELIMU
C
15:51.
E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:51.
Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!
15:51.
Dhe tregoju atyre për mysafirët e Ibrahimit.
15:51.
WE NEBBI'HUM 'AN DEJFI 'IBRAHIME
C
15:52.
Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"
15:52.
Ata shkuan tek ai dhe i thanë “Paqe!”, por ai tha: “Në të vërtetë, Ne kemi frikë nga ju.”
15:52.
Kur hynë tek ai dhe thanë: "Paqja qoftë mbi ty!" Ai tha: "Me të vërtetë, ne jemi të frikësuar për ju."
15:52.
'IDH DEHALU 'ALEJHI FEKALU SELAMEN KALE 'INNA MINKUM WEXHILUNE
C
15:53.
Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"
15:53.
Ata thanë: “Mos u frikëso, se ne po të sjellim një lajm të mirë! Ti do të kesh një djalë të dijshëm”!
15:53.
Ata thanë: "Mos ki frikë! Me të vërtetë, ne të përgëzojmë me një djalë të dijshëm."
15:53.
KALU LA TEWXHEL 'INNA NUBESHSHIRUKE BIGULAMIN 'ALIMIN
C
15:54.
Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
15:54.
Ibrahimi tha: “Po ma sillni këtë lajm të mirë, edhe pse më ka goditur pleqëria?! Mbi ç'bazë po ma sillni këtë lajm?”
15:54.
Ai tha: "A më përgëzoni mua edhe pse unë jam i moshuar? Si mund të jetë kjo? Për çfarë më përgëzoni?"
15:54.
KALE 'EBESHSHERTUMUNI 'ALA 'EN MESSENIJEL-KIBERU FEBIME TUBESHSHIRUNE
C
15:55.
Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"
15:55.
Ata u përgjigjën: “Ne ta japim lajmin e mirë me vërtetësi, prandaj mos u bëj shpresëhumbur!”
15:55.
Ata thanë: "Ne të përgëzojmë me të vërtetën, prandaj mos u bëj nga ata që dëshpërohen."
15:55.
KALU BESHSHERNAKE BIL-HEKKI FELA TEKUN MINEL-KANITINE
C
15:56.
Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".
15:56.
Ibrahimi tha: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”?!
15:56.
Ai tha: "E kush tjetër përveç të humburve dëshpërohet nga mëshira e Zotit të tij?"
15:56.
KALE WE MEN JEKNETU MIN REHMETI RABBIHI 'ILLA ED-DALLUNE
C
15:57.
Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?"
15:57.
Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
15:57.
Ai tha: "Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?"
15:57.
KALE FEMA HATBUKUM 'EJJUHAL-MURSELUNE
C
15:58.
Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur!"
15:58.
(Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin),
15:58.
Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull keqbërës.
15:58.
KALU 'INNA 'URSILNA 'ILA KAWMIN MUXHRIMINE
C
15:59.
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t'i shpëtojmë që të gjithë.
15:59.
përveç familjes së Lutit. Ne do t'i shpëtojmë të gjithë ata,
15:59.
Përveç familjes së Lutit, të cilën Ne me siguri do ta shpëtojmë të gjithë.
15:59.
'ILLA 'ALE LUTIN 'INNA LEMUNEXHXHUHUM 'EXHMA'INE
C
15:60.
Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
15:60.
përveç gruas së tij; për atë Ne kemi caktuar si dënim që të mbetet pas me të tjerët.”
15:60.
Përveç gruas së tij, për të kemi caktuar të jetë nga ata që mbeten."
15:60.
'ILLA EMRE'ETEHU KADDERNA 'INNEHA LEMINEL-GABIRINE
C
15:61.
E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
15:61.
Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
15:61.
Dhe kur të dërguarit erdhën te familja e Lutit,
15:61.
FELEMMA XHA'E 'ALE LUTINL-MURSELUNE
C
15:62.
Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
15:62.
ai tha: “Unë nuk ju njoh ju!”
15:62.
Ai tha: "Me të vërtetë, ju jeni njerëz të panjohur."
15:62.
KALE 'INNEKUM KAWMUN MUNKERUNE
C
15:63.
Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
15:63.
Ata thanë: “Jo, ne të kemi sjellë atë, në të cilën ata dyshojnë,
15:63.
Ata thanë: "Jo, por ne kemi ardhur te ti me atë që ata dyshuan.
15:63.
KALU BEL XHI'NAKE BIMA KANU FIHI JEMTERUNE
C
15:64.
Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi).
15:64.
të kemi sjellë të vërtetën, prandaj të jesh i sigurt se ajo që të themi, do të bëhet.
15:64.
Dhe ne të kemi sjellë ty të vërtetën, dhe ne jemi të sinqertë.
15:64.
WE 'ETEJNAKE BIL-HEKKI WE 'INNA LESADIKUNE
C
15:65.
Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
15:65.
Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!”
15:65.
Prandaj, dil me familjen tënde në një pjesë të natës, dhe ndiq pas tyre dhe askush prej jush të mos shikojë prapa, dhe shkoni ku jeni urdhëruar."
15:65.
FE'ESRI BI'EHLIKE BIKIT'IN MINEL-LEJLI WE ETTEBI' 'EDBAREHUM WE LA JELTEFIT MINKUM 'EHEDUN WE EMDU HEJTHU TU'UMERUNE
C
15:66.
E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
15:66.
Dhe Ne ia shpallëm atij atë që do të ngjajë: që i gjithë populli i tij, deri në të mbramin, do të zhdukej në agim.
15:66.
Dhe Ne i shpallëm atij këtë vendim, që ata do të shkatërroheshin të gjithë në mëngjes.
15:66.
WE KADEJNA 'ILEJHI DHALIKEL-'EMRE 'ENNE DABIRE HA'UULA' MEKTU'UN MUSBIHINE
C
15:67.
E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
15:67.
Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim.
15:67.
Dhe banorët e qytetit erdhën të gëzuar.
15:67.
WE XHA'E 'EHLUL-MEDINETI JESTEBSHIRUNE
C
15:68.
Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
15:68.
Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni!
15:68.
Ai tha: "Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni.
15:68.
KALE 'INNE HA'UULA' DEJFI FELA TEFDEHUNI
C
15:69.
Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
15:69.
Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!”
15:69.
Dhe kini frikë Allahun dhe mos më poshtëroni."
15:69.
WE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI
C
15:70.
Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
15:70.
Ata thanë: “A nuk ta kemi ndaluar ne që të presësh mysafirë?”
15:70.
Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të marrësh ndonjë njeri tjetër?"
15:70.
KALU 'EWELEM NENHEKE 'ANIL-'ALEMINE
C
15:71.
Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"
15:71.
Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”.
15:71.
Ai tha: "Ja ku janë bijat e mia, nëse jeni qëllimmirë."
15:71.
KALE HA'UULA' BENATI 'IN KUNTUM FA'ILINE
C
15:72.
Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
15:72.
Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!
15:72.
Për jetën tënde! Me të vërtetë, ata ishin të hutuar në dehjen e tyre.
15:72.
LE'AMRUKE 'INNEHUM LEFI SEKRETIHIM JA'MEHUNE
C
15:73.
E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
15:73.
Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli,
15:73.
Prandaj, një britmë i kapi ata kur lindi dielli.
15:73.
FE'EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSHRIKINE
C
15:74.
Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.
15:74.
dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.
15:74.
Dhe Ne e kthyem atë vend përmbys dhe lëshuam mbi ta gurë prej balte të pjekur.
15:74.
FEXHE'ALNA 'ALIJEHA SAFILEHA WE 'EMTERNA 'ALEJHIM HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN
C
15:75.
Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
15:75.
Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
15:75.
Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që mendojnë.
15:75.
'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LILMUTEWESSIMINE
C
15:76.
Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
15:76.
Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
15:76.
Dhe me të vërtetë, ai është në një rrugë të qëndrueshme.
15:76.
WE 'INNEHA LEBISEBILIN MUKIMIN
C
15:77.
Për ata që besojnë, ka fakte në të.
15:77.
Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
15:77.
Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për besimtarët.
15:77.
'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LILMU'UMININE
C
15:78.
Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.
15:78.
Por edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,
15:78.
Dhe me të vërtetë, banorët e pyllit ishin keqbërës.
15:78.
WE 'IN KANE 'ESHABUL-'EJKETI LEDHALIMINE
C
15:79.
E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
15:79.
andaj i ndëshkuam dhe që të dy janë në rrugë të dukshme.
15:79.
Prandaj, Ne u hakmorëm kundër tyre. Dhe me të vërtetë, të dyja janë në një rrugë të dukshme.
15:79.
FANTEKAMNA MINHUM WE 'INNEHUMA LEBI'IMAMIN MUBININ
C
15:80.
Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.
15:80.
Edhe banorët e Hixhrës (fisi Themud), i quajtën të dërguarit për gënjeshtarë.
15:80.
Dhe banorët e Hixhrit i përgënjeshtruan të dërguarit.
15:80.
WE LEKAD KEDHDHEBE 'ESHABUL-HIXHRIL-MURSELINE
C
15:81.
Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
15:81.
Ne u patëm dhënë shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre.
15:81.
Dhe Ne u dhamë atyre shenjat Tona, por ata i kthyen shpinën atyre.
15:81.
WE 'ATEJNAHUM 'AJATINA FEKANU 'ANHA MU'RIDINE
C
15:82.
Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
15:82.
Ata gdhendnin shtëpi në shkëmbinj, duke besuar se nuk do t'i gjente asgjë,
15:82.
Dhe ata gdhendën shtëpi nga malet, duke u ndjerë të sigurt.
15:82.
WE KANU JENHITUNE MINEL-XHIBALI BUJUTEN 'AMININE
C
15:83.
E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
15:83.
por edhe ata në agim i goditi zëri i tmerrshëm
15:83.
Por një britmë i kapi ata në mëngjes.
15:83.
FE'EHADHET/HUMU ES-SEJHETU MUSBIHINE
C
15:84.
Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
15:84.
dhe nuk patën aspak dobi nga ajo që patën ndërtuar.
15:84.
Dhe ajo që ata fituan nuk u solli dobi.
15:84.
FEMA 'EGNA 'ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
C
15:85.
E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s'ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
15:85.
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri, andaj ti (o Muhamed) sillu me zemërgjerësi.
15:85.
Dhe Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre, përveç me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, Ora do të vijë. Prandaj, fal mëkatet me falje bujare.
15:85.
WE MA HALEKNA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA 'ILLA BIL-HEKKI WE 'INNE ES-SA'ATE LE'ATIJETUN FASFEHI ES-SEFHEL-XHEMILE
C
15:86.
Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
15:86.
Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor, i Gjithëdijshmi.
15:86.
Me të vërtetë, Zoti yt është Krijuesi, i Gjithëdituri.
15:86.
'INNE REBBEKE HUWEL-HALLAKUL-'ALIMU
C
15:87.
Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
15:87.
Ne të kemi shpallur shtatë vargje që përsëriten dhe Kuranin e madhërishëm.
15:87.
Dhe Ne të kemi dhënë ty shtatë ajete të përsëritura dhe Kuranin madhështor.
15:87.
WE LEKAD 'ATEJNAKE SEB'EN MINEL-METHANI WEL-KUR'ANEL-'ADHIME
C
15:88.
E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.
15:88.
Mos i drejto sytë e tu nga kënaqësitë, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ata! Me besimtarët sillu butë!
15:88.
Mos i drejto sytë te ajo që Ne u kemi dhënë disave prej tyre si kënaqësi të jetës së kësaj bote dhe mos u trishto për ta, dhe ul krahët për besimtarët.
15:88.
LA TEMUDDENNE 'AJNEJKE 'ILA MA METTA'NA BIHI 'EZWAXHEN MINHUM WE LA TEHZEN 'ALEJHIM WE EHFID XHENAHEKE LILMU'UMININE
C
15:89.
Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë)."
15:89.
Thuaj: “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
15:89.
Dhe thuaj: "Unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
15:89.
WE KUL 'INNI 'ENA EN-NEDHIRUL-MUBINU
C
15:90.
(U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).
15:90.
Siç është e vërtetë se u dërguam dënim atyre që e ndanë
15:90.
KEMA 'ENZELNA 'ALEL-MUKTESIMINE
C
15:91.
Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
15:91.
dhe e bënë Kuranin në pjesë (duke i besuar ca pjesë dhe duke i mohuar të tjerat),
15:91.
Të cilët e bënë Kuranin copa-copa.
15:91.
EL-LEDHINE XHE'ALUL-KUR'ANE 'IDINE
C
15:92.
Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.
15:92.
ashtu është e vërtetë, për Zotin tënd, se Ne do t'i pyesim ata të gjithë,
15:92.
Për Zotin tënd, Ne me siguri do t'i pyesim të gjithë ata
15:92.
FEWEREBBIKE LENES'ELENNEHUM 'EXHMA'INE
C
15:93.
Për atë se ç'vepruan.
15:93.
për gjithçka që kanë bërë!
15:93.
Për atë që kanë bërë.
15:93.
'AMMA KANU JA'MELUNE
C
15:94.
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.
15:94.
Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët.
15:94.
Prandaj, shpalle atë që të është urdhëruar dhe largoju idhujtarëve.
15:94.
FASDA' BIMA TU'UMERU WE 'A'RID 'ANIL-MUSHRIKINE
C
15:95.
S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
15:95.
Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin,
15:95.
Me të vërtetë, Ne do të të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen.
15:95.
'INNA KEFEJNAKEL-MUSTEHZI'INE
C
15:96.
të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
15:96.
e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata!
15:96.
Atyre që e bëjnë Allahun bashkë me një tjetër. Por ata do ta dinë.
15:96.
EL-LEDHINE JEXH'ALUNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FESEWFE JA'LEMUNE
C
15:97.
Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
15:97.
Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre,
15:97.
Dhe me të vërtetë, Ne e dimë që gjoksi yt ngushtohet nga ajo që ata thonë.
15:97.
WE LEKAD NA'LEMU 'ENNEKE JEDIKU SEDRUKE BIMA JEKULUNE
C
15:98.
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
15:98.
andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!
15:98.
Prandaj, lavdëro Zotin tënd dhe bëj sexhde.
15:98.
FESEBBIH BIHEMDI RABBIKE WE KUN MINE ES-SAXHIDINE
C
15:99.
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
15:99.
Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!
15:99.
Dhe adhuro Zotin tënd derisa të të vijë bindja.
15:99.
WE A'BUD REBBEKE HETTA JE'TIJEKEL-JEKINU