Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 15:6. Dhe ata thanë: "O ti që t'u shpall përkujtimi (Kur'ani), me të vërtetë ti je i çmendur!"
15:6. Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë!
15:6. Dhe ata thanë: "O ti, që të është shpallur përkujtimi, me të vërtetë, ti je i çmendur."
15:6. WE KALU JA 'EJJUHAL-LEDHI NUZZILE 'ALEJHI EDH-DHIKRU 'INNEKE LEMEXHNUNUN
C 15:7. Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?”
15:7. Përse nuk na sjell engjëjt, nëse je nga ata që thua të vërtetën?
15:7. LEW MA TE'TINA BIL-MELA'IKETI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.
15:8. Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur.
15:8. Ne nuk i dërgojmë engjëjt përveçse me të vërtetën, dhe atëherë ata nuk do të shtyhen.
15:8. MA NUNEZZILUL-MELA'IKETE 'ILLA BIL-HEKKI WE MA KANU 'IDHEN MUNDHERINE
C 15:9. Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
15:9. Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.
15:9. Me të vërtetë, Ne kemi zbritur përkujtimin dhe me siguri Ne do ta ruajmë atë.
15:9. 'INNA NEHNU NEZZELNA EDH-DHIKRE WE 'INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 15:10. Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.
15:10. Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme,
15:10. Dhe Ne kemi dërguar përpara teje në grupet e mëparshme.
15:10. WE LEKAD 'ERSELNA MIN KABLIKE FI SHIJA'IL-'EWWELINE
C 15:11. E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.
15:11. Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte.
15:11. Dhe asnjë i dërguar nuk u erdhi atyre, veçse ata e tallën atë.
15:11. WE MA JE'TIHIM MIN RESULIN 'ILLA KANU BIHI JESTEHZI'UNE
C 15:12. Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
15:12. Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve.
15:12. Kështu, Ne e futim atë në zemrat e mëkatarëve.
15:12. KEDHALIKE NESLUKUHU FI KULUBIL-MUXHRIMINE
C 15:13. Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
15:13. Ata nuk e besojnë atë, me gjithë shembujt e popujve të kaluar.
15:13. Ata nuk besojnë në të, edhe pse ka kaluar mënyra e mëparshme e të vepruarit.
15:13. LA JU'UMINUNE BIHI WE KAD HALET SUNNETUL-'EWWELINE
C 15:14. Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).
15:14. Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të,
15:14. Dhe sikur Ne të hapnim për ta një derë nga qielli dhe ata të ngjiteshin aty,
15:14. WE LEW FETEHNA 'ALEJHIM BABEN MINE ES-SEMA'I FEDHELLU FIHI JA'RUXHUNE
C 15:15. Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".
15:15. ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”!
15:15. Ata do të thoshin: "Me të vërtetë, sytë tanë janë të dehur. Por ne jemi njerëz të magjepsur."
15:15. LEKALU 'INNEMA SUKKIRET 'EBSARUNA BEL NEHNU KAWMUN MESHURUNE
C 15:16. Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:16. Ne kemi krijuar yjësi në qiell dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesin.
15:16. Dhe me të vërtetë, Ne kemi bërë në qiell kulla dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesit.
15:16. WE LEKAD XHE'ALNA FI ES-SEMA'I BURUXHEN WE ZEJJENNAHA LILNNADHIRINE