Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 15:33. Ai tha: "Nuk është për mua t'i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë".
15:33. Iblisi tha: “Unë nuk i përulem një vdekatari që Ti e ke krijuar nga balta e thatë e marrë prej baltës së zezë pa formë”.
15:33. Ai tha: "Unë nuk jam që të bie në sexhde për një njeri që Ti e krijove nga balta e thatë, e nxjerrë nga baltë e zezë dhe e formuar."
15:33. KALE LEM 'EKUN LI'SXHUDE LIBESHERIN HALEKTEHU MIN SELSALIN MIN HEME'IIN MESNUNIN
C 15:34. (All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar!"
15:34. Allahu tha: “Atëherë, dil prej Xhenetit! Ti je vërtet i mallkuar!
15:34. Ai tha: "Dil prej saj, sepse ti je i mallkuar.
15:34. KALE FAHRUXH MINHA FE'INNEKE REXHIMUN
C 15:35. Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".
15:35. Le të jetë mallkimi mbi ty deri në Ditën e Kiametit”!
15:35. Dhe me të vërtetë, mallkimi do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
15:35. WE 'INNE 'ALEJKEL-LA'NETE 'ILA JEWMI ED-DINI
C 15:36. (Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"
15:36. Iblisi tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen!”
15:36. Ai tha: "O Zoti im, më jep kohë deri në ditën kur ata do të ringjallen."
15:36. KALE RABBI FE'ENDHIRNI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C 15:37. (Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,
15:37. Zoti tha: “Sigurisht që do të të jepet afat
15:37. Ai tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë lënë të presin.
15:37. KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C 15:38. deri në kohën e ditës së caktuar".
15:38. deri në një ditë të caktuar."
15:38. Deri në ditën e kohës së përcaktuar."
15:38. 'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C 15:39. (Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"
15:39. Iblisi tha: “Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t'ju zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në Tokë dhe të gjithë do t'i shpie në mashtrim,
15:39. Ai tha: "O Zoti im, për shkak se më ke mashtruar, unë me të vërtetë do t'i bëj të duket e këndshme atyre në tokë, dhe unë me të vërtetë do t'i çoj të gjithë në humbje,
15:39. KALE RABBI BIMA 'EGWEJTENI LE'UZEJJINENNE LEHUM FIL-'ERDI WE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE
C 15:40. Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
15:40. përveç robërve të Tu të sinqertë”.
15:40. Përveç robërve të Tu të sinqertë."
15:40. 'ILLA 'IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C 15:41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41. (Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41. Ai tha: "Kjo është një rrugë e drejtë ndaj Meje.
15:41. KALE HADHA SIRATUN 'ALEJJE MUSTEKIMUN
C 15:42. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:42. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
15:42. Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh pushtet, përveç atyre që të ndjekin ty nga të humburit."
15:42. 'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN 'ILLA MENI ETTEBE'AKE MINEL-GAWINE
C 15:43. E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:43. Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:43. Dhe me të vërtetë, Xhehenemi është vendi i tyre i premtuar për të gjithë.
15:43. WE 'INNE XHEHENNEME LEMEW'IDUHUM 'EXHMA'INE