Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 15:41. (Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".
15:41. (Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë.
15:41. Ai tha: "Kjo është një rrugë e drejtë ndaj Meje.
15:41. KALE HADHA SIRATUN 'ALEJJE MUSTEKIMUN
C 15:42. Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
15:42. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.”
15:42. Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh pushtet, përveç atyre që të ndjekin ty nga të humburit."
15:42. 'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN 'ILLA MENI ETTEBE'AKE MINEL-GAWINE
C 15:43. E s'ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
15:43. Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:43. Dhe me të vërtetë, Xhehenemi është vendi i tyre i premtuar për të gjithë.
15:43. WE 'INNE XHEHENNEME LEMEW'IDUHUM 'EXHMA'INE
C 15:44. Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
15:44. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.
15:44. Ai ka shtatë porta, dhe për çdo portë është ndarë një pjesë e caktuar e tyre.
15:44. LEHA SEB'ATU 'EBWABIN LIKULLI BABIN MINHUM XHUZ'UN MEKSUMUN
C 15:45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
15:45. Vërtet, punëmirët do të jenë në kopshtet e Xhenetit pranë burimeve.
15:45. Me të vërtetë, ata që janë të devotshëm do të jenë në kopshte dhe pranë burimeve.
15:45. 'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C 15:46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
15:46. Atyre do t'u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri”!
15:46. (Do t'u thuhet:) "Hyni aty me paqe, të sigurt."
15:46. EDHULUHA BISELAMIN 'AMININE
C 15:47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
15:47. Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.
15:47. Dhe Ne do të heqim nga kraharorët e tyre çdo urrejtje; ata do të jenë vëllezër, të ulur përballë njëri-tjetrit mbi shtretër.
15:47. WE NEZA'NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN 'IHWANEN 'ALA SURURIN MUTEKABILINE
C 15:48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
15:48. Aty nuk do t'i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.
15:48. Aty nuk do t'i prekë lodhja dhe ata nuk do të dëbohen prej tij.
15:48. LA JEMESSUHUM FIHA NESEBUN WE MA HUM MINHA BIMUHREXHINE
C 15:49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
15:49. Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti,
15:49. Lajmëroi robërit e Mi se Unë jam me të vërtetë Falës dhe Mëshirues.
15:49. NEBBI' 'IBADI 'ENNI 'ENAL-GAFURU ER-REHIMU
C 15:50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
15:50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
15:50. Dhe se ndëshkimi Im është ndëshkimi më i dhimbshëm.
15:50. WE 'ENNE 'ADHABI HUWEL-'ADHABUL-'ELIMU
C 15:51. E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.
15:51. Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit!
15:51. Dhe tregoju atyre për mysafirët e Ibrahimit.
15:51. WE NEBBI'HUM 'AN DEJFI 'IBRAHIME