U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
5:56.
E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
5:56.
Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.
5:56.
Kushdo që merr Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët për miq, me të vërtetë grupi i Allahut do të triumfojë.
5:56.
WE MEN JETEWELLEL-LAHE WE RESULEHU WEL-LEDHINE 'AMENU FE'INNE HIZBEL-LAHI HUMUL-GALIBUNE
C
5:57.
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
5:57.
O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!
5:57.
O ju që keni besuar, mos i merrni ata që e marrin fenë tuaj për tallje dhe lojë, nga ata që u është dhënë Libri para jush dhe jobesimtarët, si miq. Dhe kini frikë Allahun nëse jeni besimtarë.
5:57.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHUL-LEDHINE ETTEHADHU DINEKUM HUZUEN WE LA'IBEN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WEL-KUFFARE 'EWLIJA'E WE ETTEKU ELLAHE 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
5:58.
Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton.
5:58.
Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.
5:58.
Kur thirrni për falje, ata e marrin atë për tallje dhe lojë. Kjo është sepse ata janë një popull që nuk kupton.
5:58.
WE 'IDHA NADEJTUM 'ILA ES-SELETI ETTEHADHUHA HUZUEN WE LA'IBAN DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'KILUNE
C
5:59.
Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar.
5:59.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na urreni për ndonjë arsye tjetër, përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”
5:59.
Thuaj: O njerëz të Librit, a na urreni për ndonjë gjë tjetër veçse që ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve dhe në atë që është shpallur më parë, dhe se shumica prej jush jeni të pabindur?
5:59.
KUL JA 'EHLEL-KITABI HEL TENKIMUNE MINNA 'ILLA 'EN 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ILEJNA WE MA 'UNZILE MIN KABLU WE 'ENNE 'EKTHEREKUM FASIKUNE
C
5:60.
Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
5:60.
Thuaj: “A doni t'ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.
5:60.
A t'ju tregoj për më të keqin shpërblim te Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe u ka nxehur zemërimin dhe i ka bërë prej tyre majmunë dhe derra dhe adhurues të së keqes. Këta janë në një gjendje më të keqe dhe janë më të larguarit nga rruga e drejtë.
5:60.
KUL HEL 'UNEBBI'UKUM BISHERRIN MIN DHALIKE METHUBETEN 'INDEL-LAHI MEN LE'ANEHU ELLAHU WE GADIBE 'ALEJHI WE XHE'ALE MINHUMUL-KIREDETE WEL-HANAZIRE WE 'ABEDET-TAGUTE 'ULA'IKE SHERRUN MEKANEN WE 'EDELLU 'AN SEWA'I ES-SEBILI
C
5:61.
E kur vijnë te ju, thonë: "Kemi besuar", ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.
5:61.
Kur vijnë te ju, thonë: “Besojmë”. Në të vërtetë, ata jobesimtarë hynë e jobesimtarë dolën! Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
5:61.
Kur vijnë tek ju, ata thonë: Kemi besuar. Por ata kanë hyrë me mosbesim dhe kanë dalë me të. Allahu e di mirë atë që kanë fshehur.
5:61.
WE 'IDHA XHA'UKUM KALU 'AMENNA WE KAD DEHALU BIL-KUFRI WE HUM KAD HAREXHU BIHI WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA KANU JEKTUMUNE
C
5:62.
Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.
5:62.
Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë dhe ngrënies së fryteve të fitimit të paligjshëm. Njëmend, sa të këqija janë ato vepra!
5:62.
Ti do të shohësh shumë prej tyre nxitohen në mëkate, armiqësi dhe në ngrënien e paligjshme. Sa e keqe është ajo që ata po bëjnë.
5:62.
WE TERA KETHIREN MINHUM JUSARI'UNE FIL-'ITHMI WEL-'UDWANI WE 'EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI'SE MA KANU JA'MELUNE
C
5:63.
E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
5:63.
Përse rabinët dhe dijetarët nuk i ndalojnë ata të thonë fjalë të ulëta (për Zotin) dhe të hanë fitimet e paligjshme? Sa keq veprojnë ata!
5:63.
Pse rabinët dhe dijetarët nuk i ndalojnë ata nga të folurit e mëkateve dhe ngrënia e paligjshme? Sa e keqe është ajo që ata po bëjnë.
5:63.
LEWLA JENHAHUMU ER-REBBANIJUNE WEL-'EHBARU 'AN KAWLIHIMUL-'ITHME WE 'EKLIHIMU ES-SUHTE LEBI'SE MA KANU JESNA'UNE
C
5:64.
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64.
Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë. Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt, me siguri që shumicës prej tyre do t'ua shtojë mosbindjen dhe mohimin. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit. Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.
5:64.
Dhe hebrenjtë thanë: Dora e Allahut është e lidhur. U lidhshin duart e tyre dhe u mallkofshin për atë që thanë. Jo, duart e Tij janë të lira, Ai shpenzon si të dojë. Çfarë të është shpallur ty nga Zoti yt vetëm sa do t'u shtojë atyre kryeneçësi dhe mosbesim. Ne kemi mbjellë midis tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Ringjalljes. Sa herë që ata nxisin një zjarr për luftë, Allahu e fik atë. Ata përpiqen të bëjnë çrregullime në tokë. Allahu nuk i do çrregulluesit.
5:64.
WE KALETIL-JEHUDU JEDU ELLAHI MEGLULETUN GULLET 'EJDIHIM WE LU'INU BIMA KALU BEL JEDAHU MEBSUTETANI JUNFIKU KEJFE JESHA'U WE LEJEZIDENNE KETHIREN MINHUM MA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE TUGJANAN WE KUFRÆN WE 'ELKAJNA BEJNEHUMUL-'ADAWETE WEL-BEGDA'E 'ILA JEWMIL-KIJAMETI KULLEMA 'EWKADU NARÆN LILHERBI 'ETFE'EHALLAHU WE JES'AWNE FIL-'ERDI FESADÆN WEL-LAHU LA JUHIBBUL-MUFSIDINE
C
5:65.
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
5:65.
Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin nga mohimi, Ne do t'ua mbulonim veprat e këqija dhe do t'i shpinim në kopshtet e kënaqësisë.
5:65.
Por sikur njerëzit e Librit të kishin besuar dhe qenë të devotshëm, Ne do t'ua kishim mbuluar të këqijat e tyre dhe do t'i kishim futur në kopshtet e begata.
5:65.
WE LEW 'ENNE 'EHLEL-KITABI 'AMENU WE ETTEKAW LEKEFFERNA 'ANHUM SEJJI'ATIHIM WE LE'EDHALNAHUM XHENNATI EN-NA'IMI
C
5:66.
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
5:66.
Sikur ata t'i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.
5:66.
Dhe sikur ata të kishin zbatuar Teuratin, Inxhilin dhe atë që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kishin ngrënë prej asaj që është mbi ta dhe prej asaj që është nën këmbët e tyre. Disa prej tyre janë të moderuar, por shumë prej tyre – sa i keq është ajo që bëjnë.
5:66.
WE LEW 'ENNEHUM 'EKAMUT-TEWRETE WEL-'INXHILE WE MA 'UNZILE 'ILEJHIM MIN RABBIHIM LE'EKELU MIN FEWKIHIM WE MIN TEHTI 'ERXHULIHIM MINHUM 'UMMETUN MUKTESIDETUN WE KETHIRUN MINHUM SA'E MA JA'MELUNE